Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish punonjësi i SHIK pranon për herë të parë në TV vrasjen e dyfishtë. Ja rrëfimi

28/02/2016
Ish punonjësi i SHIK pranon për herë të parë në TV vrasjen e dyfishtë. Ja rrëfimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë ka rrëfyer për herë të parë se si e kreu krimin para 15 vitesh. Marjan Rroku, dikur punonjës i SHIK-ut dhe ish-student i shkëlqyer i fizikës, qëlloi me armën e shërbimit në mes të Tiranës, një vajzë dhe nënën e saj.

Për herë të parë pas 15 vitesh, ai e ka pranuar krimin për emisionin “E diela shqiptare” të “Tv Klan”. I intervistuar nga Ardit Gjebrea në qelinë e burgut të Fushë-Krujës, ai rrëfen se si 15 vite më parë bëri diçka që nuk e kishte imagjinuar kurrë.

“Në 2001 unë kam bërë diçka që nuk e kisha menduar as unë, as kush më ka njohur. Kam vrarë dy vetë. Ka 3 versione të ngjarjes, por asnjëri nuk është i saktë.

Ka qenë rastësi. Nuk kam dashur ta vras Aldën dhe as Mbarimen (nëna e saj). Unë prindërit e Aldës i njihja, i kam takuar disa herë. Ne jemi takuar në fund të vitit 2000, ishte thjesht shoqëri.

Më pas, unë fillova punë stabël te SHIK-u. Ajo pati një dobësi për mua. Por nuk filloi kurrë si lidhje dhe as vazhdoi si lidhje.

Ishte diçka që nuk e shpjegoj dot. Kam takuar të ëmën, i thashë: Çfarë doni nga unë? Ajo më tha se kishte dëgjuar se vajzën do t’ua çoja në Itali. Më thanë: Zhduku nga Tirana se je tallur me vajzat tona.

Atë ditë (ditën kur ndodhën vrasjet) shkova në mëngjes në punë, ndenja një orë. Shoqja e Aldës më dha një letër. E hapa: “As dua t’i shoh sytë, as dua të kem të bëj me ty”.

Duke shkuar në shtëpi, takova të ëmën, mendova t’i jap letrën. I thashë: Mos shkruaj më letra! Ajo më shau dhe më gjuajti me çantë. Kam rënë përtokë dhe sikur të kem pasur një çelës diku në kokë dhe që nga ai moment çdo gjë është e turbullt për mua. Nuk mbaj mend asgjë. Është një pjesë e jetës time që nuk mund të them që kjo është e vërteta. Vetëm ika, pistoletën e kisha me vete. Mendoja të vrisja veten. Sot e mendoj se nëse do të veproja kështu, do të kisha bërë 10-fish mëkat. Zoti të fal gjithçka”, ka rrëfyer ai.

15 vjet pas vrasjes së dyfishtë, ai thotë se është penduar.

“Nuk më takon mua të vendos kush vjen në këtë botë dhe kush ikën prej saj. Është një histori që nuk kam dashur ta hap më përpara”, shprehet Marjani./Panorama/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg” për Ergys Agasin, avokati: Ka mohuar përfshirjen në tendera

28/08/2026
Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

Berisha së shpejti drejt SHBA

28/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati dhe i dyshuari kërkojnë njohjen me aktet

28/08/2026
Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

28/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg” për Ergys Agasin, avokati: Ka mohuar përfshirjen në tendera

28/08/2026
Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

Berisha së shpejti drejt SHBA

28/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati dhe i dyshuari kërkojnë njohjen me aktet

28/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.