Është ndërprerë seanca gjyqësore ndaj Ergys Agasit, i cili mëngjesin e sotëm është paraqitur përpara Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Avokati i Agasit, së bashku me të dyshuarin, kanë kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes dhe me vendimin e dhënë më herët në mungesë të tij.
Gjyqtarja Rudina Palloi ka vendosur që seanca të ndërpritet dhe të rifillojë në orën 12:00, duke i dhënë kohë palës mbrojtëse për t’u njohur me materialet e çështjes.
Në seancë janë të pranishëm dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, ndërsa vetë Ergys Agasi është paraqitur në sallën e gjyqit rreth orës 09:30.
SPAK ka deklaruar se i qëndron kërkesës për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Agasit.
Vendimi përfundimtar lidhur me masën e sigurisë pritet të merret nga gjyqtarja Rudina Palloi pas rifillimit të seancës në orën 12:00.a.b





