Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Gazetarja rëfim prekës për opreracionin e vështirë

27/02/2016
FOTO/ Gazetarja rëfim prekës për opreracionin e vështirë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në mes të nëntorit të shkuar, ajo pati sërish një nga krizat e zakonshme. U shemb përtokë dhe plagosi fytyrën. Një ambulancë e dërgoi në spital.

Ishte hera e 26-të brenda vitit që gazetarja e njohur britanike, Katie Hopkins kishte kriza epilepsie. Atëherë e ndau mendjen: Në shkurt do i nënshtrohej një operacioni për të hequr një pjesë të trurit, që mendohet se i shkakton këto kriza.

Si gazetare që është, ajo vendosi të dokumentojë gjithcka për gazetën Daily Mail, në një rrëfim kaq prekës dhe të bukur për jetën.
“Për 30 minuta do i nënshtrohem operacionit në tru- një operacion truri ku do jem zgjuar- për të tentuar që të kuroj epilepsinë, që më ka dëmtuar jetën që kur isha 19 vjeç”.

“Shanset nuk janë të mëdha. Siç më thotë edhe psikologu im, çmimi që paguan kur futesh tek kazinoja e neuro-kirurgjisë është pasiguria. Nuk e di nëse kjo më bën të ndjehem mirë apo keq”,shkruante gazetarja pak përpara operacionit.

Ajo thotë se ishte më e shqetësuar për fëmijët, 11, 10 dhe 7 vjeç.

“Fëmijët e mi nuk duan që unë të bëj këtë operacion për shkak se kanë frikë për mua. U kam thënë të gjitheve: Mos kini frikë për mua, nuk jam e frikësuar. Kam jetuar një jetë të lumtur, të kompletuar nga ju të tre.

Jam me fat. Zgjohem çdo mëngjes e lumtur që jam gjallë. Dhe kjo nuk është një dhuratë për gjithkënd.

Nuk më vjen keq për asgjë. Për shkak se jeta mund të jetë e shkurtër, duhet ta jetosh me zë të lartë. Nuk ka kohë për të çuar dëm.

Fëmijët e mi, mamaja u do shumë.

Kudo që të jeni, dijeni se do jem tek dera ngjitur.

Shihemi në anën tjetër”,e mbyll ajo shkrimin. Pas 12 orësh operacion, ajo ia del me sukses.

Dhe ja ku vjen sërish shkrimi i radhës, shoqëruar me foto nga shenjat në kokën e saj.

“Bashkëshorti im thotë se nuk duket keq. Mendoj se mund të jetë një kod për faktin se tashmë dukem si gruaja e Frankenshtajnit. Por nuk mund të bëja më pak se kaq. Dhe për fat të mirë as ai.

Siç më rezulton, njerëzit që të duan, nuk shqetësohem kur të vjen era ose kur ke të tilla shenja në kafkën e çarë. Ata gëzohen që ia dole.

Kam humbur një copë të trurit sa një kajsi. Por kam fituar shansin për të jetuar më shumë”.

“Në një shoqëri që kujdeset kaq shumë për pasurinë materiale, mbushur plot me pallavra, ndoshta kemi nevojë për plagët e jetës së vërtetë për të treguar se çfarë vlen në jetë”.

“Bota nuk vjen me hapësira të sigurta o studentë mendjengushtë. Jeta nuk është e drejtë. Është një betejë kundër mosmarrëveshjeve dhe vështirësive. Plagët tona janë më të çmuara se bukuria konvencionale dhe ‘pëlqimet’ në Instagram”.

“Kur t’u tregoj fëmijëve atë që kam hequr ditët e fundit, do u kujtoj atyre se jemi me fat”.

“Mami është e fortë. Mami po vjen në shtëpi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

Berisha së shpejti drejt SHBA

28/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati dhe i dyshuari kërkojnë njohjen me aktet

28/08/2026
Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

28/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Alarm për bombë në Durrës, policia rrethon zonën pranë Portit

28/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

Berisha së shpejti drejt SHBA

28/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati dhe i dyshuari kërkojnë njohjen me aktet

28/08/2026
Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

28/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.