Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata lë në “arrest në burg” policët dhe inspektorët e INUV të Kamzës

26/02/2016
Gjykata lë në “arrest në burg” policët dhe inspektorët e INUV të Kamzës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata ka lënë sot në burg efektivët e policisë dhe të INUV të Kamzës, të arrestuar disa ditë më parë.
Seanca gjyqësore e zhvilluar në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, ka pranuar kërkesën e prokurorit, duke vlerësuar për të gjithë të arrestuarit, masën e sigurisë “arrest në burg”.
Avokatët i kanë kundërshtuar këto masa sigurie, duke deklaruar se klientët e tyre, nuk i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen dhe për pasojë akuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë.
Dy ditë më parë, u bë i mundur nga ana e policisë vendore të Tiranës, ekzekutimi i Urdhrave të Ndalimit të nxjerrë nga  Prokuroria e  Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 6 punonjës si dhe shpalljen në kërkim për 5 punonjës të tjerë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të bashkisë Kamëz, dhe komunave Paskuqan, Bërxullë, Zall Herr. Po ashtu u bë edhe ndalimi i 2 specialistëve të Policisë së zonës si dhe shpallur në kërkim një oficer i Komisariatit i Policisë nr. 5, Tiranë.
Këta punonjës dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin si dhe punonjës të Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”, parashikuar nga neni 248-25 dhe 259 të Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas  me veprimet apo mosveprimet e tyre, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, kanë sjellë si pasojë dëmtimin e interesave të shumë qytetarëve si dhe dëm shtetit, në drejtim të zhvillimit normal të territorit, duke lejuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje, ku falë një hetimi të mirëfilltë në bashkëpunim me Prokurorinë e Task Forces të Rrethit Gjyqësor Tiranë janë evidentuar vetëm në Kamëz 39 raste, ndërkohë që vijon hetimi lidhur me komunat e tjera.


Masat e sigurisë
Efektivët e policisë

●
Fatmir Mulaj, me detyrë punonjës  Policie (SPZ) –
arrest ne burg.
●
Qemal Sinaj,  me detyrë punonjës Policie (SPZ) –
arrest ne burg.

Inspektorët e INUV

●
Afrim Deda, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë K/Inspektor pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në bashkinë Kamëz –
arrest ne burg.
●
Muhamed  Korra, 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë K/Inspektor pranë Komunës Zall Herr –
arrest ne burg.
●
Gazmir Marku, 44 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë  Vorë –
arrest ne burg.
●
Petrit Jani, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish K/Inspektor pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në  komunën Bërxullë –
arrest ne burg.
● Murat Mena,
59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Kamëz –
arrest ne burg.
●
Arjan Hoxhaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Kamëz –
arrest ne burg.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim

Oficeri i Policisë

● I. H.

Inspektorët e  INUV

● A. P.
● K. H.
● A. T.
● L. Sh.
● L. L.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.