Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI/ Viti elektoral, qeveria hap mbi 1 mijë vende pune për militantët në Administratën Publike

24/02/2016
VENDIMI/ Viti elektoral, qeveria hap mbi 1 mijë vende pune për militantët në Administratën Publike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë vendimin për hapjen e mbi 1 mijë vendeve vakante pune në Administratën Publike. I konsideruar si vit elektoral, hapja e këtyre vendeve të punës, bëhet në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, dhe konsiderohen si përgatitje për shëprblimin e militantëve.
Në vendim thuhet se, saktësisht janë 1 121 vende të ndarë në katër kategori.

V E N D I M

PËR

PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2016, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2016 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 121, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 12;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 90;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 273;
ç) Për kategorinë ekzekutive 746.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:
– Shkenca juridike;
– Shkenca kompjuterike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.

Institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2016 janë sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.