Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AI nxin Shqipërinë: Varfëria ekonomike nxit eksodin drejt BE

24/02/2016
AI nxin Shqipërinë: Varfëria ekonomike nxit eksodin drejt BE
Share on FacebookShare on Whatsapp

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International nxori raportin e saj vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ku analizon 160 vende, ndër të cilat edhe Shqipërinë.
Ndër problemet kryesore që nënvizon AI në Shqipëri, janë gjendja e komuniteteve rome dhe egjiptiane, sidomos për sa i përket të drejtës për strehim; situata e rëndë ekonomike që ka detyruar mijëra shqiptarë të largohen drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe mbrojtja e pamjaftueshme e viktimave të dhunës në familje.
Organizata ndërkombëtare shpreh shqetësim për shkatërrimin në korrik të banesave të shumë familjeve rome, pasi ishin identifikuar si ndërtime të paligjshme dhe autoritetet nuk kishin lejuar legalizimin e ndërtimeve në përputhje me ligjin e vitit 2014.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave, një temë që ngrihet shpesh në raportet ndërkombëtare për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, përfshihet edhe në raportin e sivjetshëm të Amnesty International. Organizata thotë se me gjithë kërkesat e shumta pranë autoritete të grave dhe vajzave për mbrojtje nga dhuna në familje, vetëm një përqindje e vogël e këtyre kërkesave janë miratuar, pasi viktimat tërheqin padinë si rezultat i presionit nga të afërmit.
Ndër probleme të tjera në Shqipëri, raporti ngre gjendjen e vështirë ekonomike që ka shtyrë mijëra vetë gjatë vitit të kaluar të kërkonin strehim në Evropën Perëndimore. Po ashtu mbetet problem, thekson Amnesty International, gjendja në burgje dhe qendra para-burgimi ku të burgosurit dhe të ndaluarit keqtrajtohen dhe mbahen në kushte të papërshtatshme.
Amnesty International nxjerr çdo vit një raport mbi respektimin e të drejtave të njeriut në botë. Në prezantimin e raportit të sivjetshëm, organizata thekson se shumë nga të drejtat e njeriut janë aktualisht nën kërcënimin e masave të ashpra për hir të sigurisë kombëtare, apo nën presionin e interesave afat-shkurtra kombëtare. Një prirje e rrezikshme, thekson organizata, vërehet aktualisht ku qeveritë po përpiqen të kufizojnë shumë të drejta duke i cilësuar si kërcënime ndaj sigurisë. Kjo prirje, thekson Amnesty International po vë në rrezik përparimet e bëra në botë gjatë 70 viteve të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.