Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndërtimi te “Liqeni”, PD tjetër kallëzim penal, këtë herë për Policinë, INUK, INUV dhe firmën “Grand”

23/02/2016
Ndërtimi te “Liqeni”, PD tjetër kallëzim penal, këtë herë për Policinë, INUK, INUV dhe firmën “Grand”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike, do të kallëzojë penalisht Policinë e Shtetit, INUK, INUV, Inspektoriatin e Mjedisit dhe firmën Grand, të cilët, në shkelje të hapur të ligjit, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë mundësuar veprën penale të ndërtimit pa leje e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Paralajmërimin e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputetit Arben Ristani
“Qindra qytetarë shqiptarë që janë arrestuar e burgosur, vetëm se pse lyenin shtëpitë e tyre “pa leje”, ndërronin një tjegull në çatinë e tyre ‘pa leje’, dergjen burgjeve ose dyerve të gjykatave si të ishin kriminelë. Nga ana tjetër Policia e Shtetit, INUK, INUV dhe Inspektoriati i Mjedisit, nuk bënë asnjë veprim për të marrë në mbrojtje një pasuri publike siç është Parku i Liqenit dhe për të parandaluar, apo për ti vënë para ligjit, shkelësit, dhunuesit dhe autorët e këtij ndërtimi në kundërshtim me ligjin, që janë Bashkia Tiranë dhe firma Grand”, u shpreh Ristani.
Duke e cilësuar protestën e djeshme të opozitës si të ligjshme, Ristani ka kërkuar nga strukturat e shtetit se nuk mund të arrestojnë protestuesit kundër paligjshmërisë.
“Protesta e organizuar nga Partia Demokratike ishte një protestë në mbrojtje të ligjit dhe ligjshmërisë së shkelur nga pushteti! Ishte një protestë kundër paligjshmërisë dhe arbitraritetit flagrant të Edi Ramës dhe lakeut të tij në bashki. Policia, INUK dhe INUV, autorë të qindra procedimeve penale ‘për ndërtim të paligjshëm’, nuk mund të arrestojnë dhe procedojnë qytetarët e Tiranës, për fajin e vetëm, pse mbrojtën ligjet dhe ligjshmërinë e shkelur me të dyja këmbët nga dhunuesit e ligjit”, vazhdoi deputetit i PD-së.
Më tej Sekretarit i Përgjithshëm i PD-së kërkon ndërprerjen e represionit të policisë ndërsa i bën një apel Prokurorisë, të veprojë me urgjencë dhe energjikisht për të liruar nga arrestimi i paligjshëm qytetarët, që po mbronin ligjin e shkelur, dhe të vërë para përgjegjësisë penale, ligj-shkelësit e vërtetë.
“Deputetët e Partisë Demokratike, gjatë gjithë ditës së sotme kanë qenë të angazhuar në lirimin e qytetarëve që dje ishin në mbrojtje te ligjit. Ne kërkojmë me forcë ndërprerjen e represionit policor ndaj qytetarëve dhe ndëshkimin sipas ligjit të shkelësve të vërtetë të ligjit që ndodhen në Polici, INUK, INUV, dhe Inspektoriatin Mjedisor, të cilët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, garantuan shkeljen dhe moszbatimin e ligjit dhe shkatërrimin e pasurisë publike, sipërfaqes së gjelbër në Parkun e Liqenit. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë, të veprojë me urgjencë dhe energjikisht për të liruar nga arrestimi i paligjshëm qytetarët, që po mbronin ligjin e shkelur, dhe të vërë para përgjegjësisë penale, ligj-shkelësit e vërtetë”, përfundon Arben Ristani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Monika Kryemadhi: Sulm politik ndaj opozitës. Blushi: Është marrë peng ish Presidenti

Ilir Meta lë përkohësisht qelinë, udhëton drejt Skraparit

02/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Monika Kryemadhi: Sulm politik ndaj opozitës. Blushi: Është marrë peng ish Presidenti

Ilir Meta lë përkohësisht qelinë, udhëton drejt Skraparit

02/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.