Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BATUTAT/ Ben Blushi ironizon ministrat, Bashkim Finon dhe Alfred Pezën

22/02/2016
BATUTAT/ Ben Blushi ironizon ministrat, Bashkim Finon dhe Alfred Pezën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti Ben Blushi nuk i ka kursyer sonte batutat ironike ndaj ministrave, por edhe deputetëve socialistë, Bashkim Fin e Alfred Peza. Deklaratat si kundërpërgjigje, Blushi i ka bërë në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo.
Sipas Ben Blushit, ministrat e qeverisë ‘Rama’ janë bërë qesharakë. Sipas Blushit ata nuk po bëjnë punën e tyre, por rendin se kush i pari të mbushë sallat me njerëz për mitingjet e Edi Ramës, që garon kundër vetes për kreun e PS-së.
“Këtu ke frikë të kërkosh punë. Janë futur të gjithë në fushatë për mbledhur sa më shumë njerëz për mitingjet e Ramës. Më vjen për të qeshur se janë bërë ministrat qesharakë. Dalin e thonë gjëra që nuk i besojnë”, tha Blushi.
ben blushi - bashkim finoBlushi gjithashtu i ktheu edhe një përgjigje Bashkim Finos, i cili e kishte kritikuar deputetin “kundërshtar” dhe kishte dalë pro kryetarit të PS Edi Ramës.
“Unë nuk kam bërë asnjë konsultë me Finon. Të gjithë këta kështu thonë kur duan të sulmojnë: E kam mik. Por këta vuajnë nga komplekse. Më tha mua pse nuk shqetësohesh se statuti zbatohet për zgjedhjet e delegatëve dhe shqetësohesh se statuti nuk zbatohet për zgjedhjen e kryetarit. Kjo nuk qëndron”, tha Blushi.
ben blushi - alfred pezaBen Blushi e kishte edhe një batutë ironike për deputetin tjetër socialist, Alfred Peza.
Përgjigja ndaj Pezës erdhi pas denoncimit të disa ditëve më parë të Blushit, sipas të cilit një deputete socialiste u kërcënua nga njerëzit e Edi Ramës se do t’ia hiqnin vajzën nga puna nëse mbështeste atë.
Pas këtij denoncimi deputetit Alfred Peza ka deklaruar se, nëse Ben Blushi tregon emrin e deputetes dhe nuk merren masa për kërcënimin ndaj saj, ai do ta linte mandatin e deputetit.
Ben Blushi nuk ia ka kursyer edhe një batutë ironike Alfred Pezës.
“Unë dua që Alfred Peza të mbetet deputet. Duke qenë se unë e mbaj fjalën dhe nëse them emrin e deputetes, atëherë ai do të detyrohet t’i kthehet gazetarisë, nëse e mban edhe ai fjalën. Por nëse kjo ndodh, as gazetaria nuk do të fitojë ndonjë gjë më shumë, dhe as Parlamenti nuk do të humbasë ndonjë gjë më shumë”, u shpreh Blushi me ironi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.