Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

22 muxhahedinë në Tiranë 5 ditë para vizitës së Kerryt

16/02/2016
22 muxhahedinë në Tiranë 5 ditë para vizitës së Kerryt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pesë ditë para vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Shqipëri, në Tiranë kanë mbërritur 22 muxhahedinë të cilët i përkasin listës prej 210 muxhahedinëve që ish qeveria Berisha ka bërë marrëveshje për t’i pranuar.
Report TV ka siguruar ekskluzivisht listën e 22 muxhahedinëve të mbërritur më 9 shkurt në Tiranë ku 6 prej tyre janë gra dhe 16 burra.
Muxhahedinët e mbërritur në Tiranë i përkasin personave të cilët prej vitesh qëndron në kampin Liria, bazë ushtarake amerikane e vendosur në Irak nga ku më parë drejt Shqipërisë kanë ardhur dhe Muxhahedinë të tjerë.
Më 3 qershor 2013 Departamenti Amerikan i Shtetit do të njoftonte zyrtarisht arritjen e marrëveshjes ndërmjet qeverisë Shqiptare dhe asaj Amerikane për pranimin e 210 Muxhahedinëve në vendin tonë.
Pas vizitës së Sekretarit Kerry më 14 shkurt në Tiranë pritja e një grupi tjetër muxhahedinësh prej 2000 deri në 3000 veta është kthyer në temë të ditës dhe për opinionin publik.
Ndërsa zyrtarisht një marrëveshje e tillë nuk është konfirmuar as nga Departamenti i Shtetit Amerikan as nga Qeveria shqiptare.
Por si veprohet me muxhahedinët e mbërritur në Shqipëri?
Pas mbërritjes në Rinas ata transferohen në qendrën e pritjes së azilantëve në Babrru ku qëndrojnë për një periudhë të shkurtër.
Më pas ata nisin procedurat për tu pajisur me pasaportë për refugjatët dokument ky i cili është lëshuar për herë të parë 29 maj nga ministria e brendshme shqiptare.
Burime të rezervuara nga policia e shtetit sqaruan për Report TV se aktualisht një numër prej 180 muxhahedinësh janë strehuar në Tiranë dhe një pjesë tjetër e tyre është vendosur në qytetin e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Deputetët e PD-së në PE: Eurodeputetët mbështetën amendamentet tona, PS vendosi veton

Deputetët e PD-së në PE: Eurodeputetët mbështetën amendamentet tona, PS vendosi veton

09/07/2026
SHKODËR/ Krim më familje, vrau me armë zjarri bashkëshorten

SHKODËR/ Krim më familje, vrau me armë zjarri bashkëshorten

09/07/2026
Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

09/07/2026
Komiteti Parlamentar Shqipëri-BE dështon të miratojë rezolutën e përbashkët

Komiteti Parlamentar Shqipëri-BE dështon të miratojë rezolutën e përbashkët

09/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Deputetët e PD-së në PE: Eurodeputetët mbështetën amendamentet tona, PS vendosi veton

Deputetët e PD-së në PE: Eurodeputetët mbështetën amendamentet tona, PS vendosi veton

09/07/2026
SHKODËR/ Krim më familje, vrau me armë zjarri bashkëshorten

SHKODËR/ Krim më familje, vrau me armë zjarri bashkëshorten

09/07/2026
Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

09/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.