Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biznesi “dashurisë”, bien shitjet për Shën Valentin

15/02/2016
Biznesi “dashurisë”, bien shitjet për Shën Valentin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një pamje e tillë: me lule, tollumbaca, zemra, në rrugët e Tiranës u bë e zakonshme afër datës 14 shkurt, ku mund të shihje thuajse në të gjitha vitrinat e dyqaneve oferta që lidheshin me këtë festë.
Por, çfarë pohojnë disa nga bizneset në Tiranë për blerjet e kësaj date?

“Një 14 shkurt i zbehtë”- thotë përfaqësuesja e dyqanit të luleve dhe bimëve “Bloom” pranë Vasil Shanto. Ajo pohon se përgatitjet nisën që pas datës 10 shkurt, duke ofruar edhe aksesorë të tjerë krahas luleve si arusha, tollumbaca, kartolina etj.por që kërkesat dhe blerjet kanë qenë të vogla.

5197629c52a151368875676-34

“ Më pak shitje se të gjithë vitet e mëparshme. Njerëzit kishin mundësi të gjenin diçka duke nisur nga 1000 lekë dhe sipër, sipas mundësive. Ose edhe thjesht një degë luleje. Ka pasur shumë pak levizje”- tregon ajo.

Ndërsa të kontaktuar nga Monitor, përfaqësuesit e shitjeve të argjendarisë “AltinBas” tregojnë se pavarësisht se ishin bërë shumë promocione dhe zbritje çmimi me rastin e festës së dashurisë, zbritje të cilat në shumë artikuj e kalonin vlerën e -50 %, sërish blerjet ishin të pakta.

“Prisnim më tepër shitje. Më tepër pati interesime për disa nga produktet që kishim reklamuar më parë si psh.unaza martese me gur diamante që pati thuajse 70 % sconto, por pak blerës”- tregon përfaqësuesja e shitjeve.

Ndërsa në disa nga dyqanet e rrugës “Myslym Shyri” tabelat e zbritjeve ishin afishuar që një javë më parë dhe manekinët ishin veshur me ngjyrën e dashurisë, shitëset e disa dyqaneve treguan se kanë pasur shumë pak njerëz të interesuar, tendencë që ato e shohin në ulje vit pas viti.

“Ditë më parë, kishim klientë që madje hynin në dyqane për të blerë diçka, por jo për festën e 14 Shkurtit. Kanë munguar thuajse totalisht njerëz që të blinin për këtë festë”- tregon shitësja e dyqanit “Syria Style”. Të njëjtën tendencë e pohojnë edhe tregtarët e tregut çam, madje tregojnë se çmimet kanë qenë të leverdisshme, mirëpo blerësit kanë munguar. /monitor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

09/07/2026
Komiteti Parlamentar Shqipëri-BE dështon të miratojë rezolutën e përbashkët

Komiteti Parlamentar Shqipëri-BE dështon të miratojë rezolutën e përbashkët

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

08/07/2026
Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

08/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

09/07/2026
Komiteti Parlamentar Shqipëri-BE dështon të miratojë rezolutën e përbashkët

Komiteti Parlamentar Shqipëri-BE dështon të miratojë rezolutën e përbashkët

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

08/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.