Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Angela gardiane dhe Hasani i burgosur – një dashuri që shpërtheu burgun zviceran

11/02/2016
Angela gardiane dhe Hasani i burgosur – një dashuri që shpërtheu burgun zviceran
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ai është i burgosur për shkak të dhunimit, ajo është gardiane zvicerane. Dhe e dashuruar në sirianin e rrezikshëm. Në mesnatë ajo hap dyert e burgut – dhe të dy ikin, me gjasë në drejtim të Italisë. Ose të Sirisë.

Për këtë çift po flet mbarë Zvicra. Dhe këtë çift po e kërkon me ngulm policia zvicerane. Hasan Kiko, 27-vjeçar, berber me profesion, është sirian. Ai jeton në Zvicër prej vitesh, këtu ka një leje qëndrimi. Kiko i përket atij tipi të qytetarit të huaj në Zvicër, i cili i konfirmon të gjitha paragjykimet: i dhunshëm, i pasjellshëm, terrorizues i grave. Edhe më keq: ai ka një karrierë të tmerrshme kriminale – ka dhunuar disa gra në Zvicër. Dhe është dënuar me burg për veprat e tij.
Angela Magdici është 32-vjeçare, e martuar, me origjinë italiane, por shtetase zvicerane. Që nga viti 2013 punon në Drejtorinë e Drejtësisë të kantonit të Zürichut. Me fjalë të tjera: Angela është gardiane burgu. Në “Facebook” ajo prezantohet si boksiere.
Kështu ishte biografia e Hasanit dhe Angelas deri të hënën rreth mesnatës, kur ndodhi diçka e pazakonshme. Angela, gardiania e burgut, hapi qelinë e Hasanit në burgun Limmattal në Dietikon afër Zürichut – dhe që të dy ia mbathën, ikën me një veturë të zezë. Policia thotë se bëhet fjalë për një BMW X1 me tabela ZH 528 411. Policia e ka shpallur në kërkim këtë çift.
Si bën vaki që një gardiane ta nxjerrë nga burgu një të burgosur, madje të dënuar për dhunim? Për mediumet zvicerane, të cilat po merren me këtë temë pandërprerë, nuk ka dyshim: Angela është e dashura e Hasanit. Ajo të hënën po punonte në ndërrimin e natës bashkë me një koleg. Rregullat e punës në burg janë të tilla: njëri gardian punon, tjetri fle. Kur u zgjua në orën 05:00 kolegu i Angelas vërejti çfarë kishte ndodhur dhe alarmoi policinë.
Ndërkohë për mediumet e Zürichut ka folur bashkëshorti i Angelas. Ai ka thënë se gruaja e tij kishte ndryshuar prej muajsh, ajo nuk banonte më në banesën e përbashkët, njëherë bashkëshortit i kishte rënë në sy një mesazh telefonik në gjuhën arabe që kishte marrë ajo, e cila po ashtu kishte filluar të lexojë Kuranin. Më tutje burri ka rrëfyer se e kishte dashur shumë Angelan, se do të dëshironte të kishte fëmijë me të.
Kjo dëshirë, me gjasë, nuk do t’i plotësohet atij. «Besoj se ata janë rrugës për në Siri», tha ai për gazetën “20minuten”. Gazeta bulevardeske “Blick” i ka rënë në fije edhe një detaji që mund të rrotullojë botën: Angela Magdicit i pëlqen të kalërojë. “Blick” e ka zbuluar edhe stallën ku është i vendosur kali i saj. Pronari i stallës i tha kësaj gazete çfarë thuhet në këso rastesh.
“Kur e pashë, s’mund të besoja. Ka qenë njeri i hareshëm”.
E kështu me radhë, banalitete të treguara përballë sanës në stallë. Edhe njëherë pyetja: si mund të bëjë vaki një arratisje e tillë?
Drejtori i burgut thotë, “Një arratisje e tillë ndodh kur faktori njeri paraqet vështirësi”.
Përgjigja e sinqertë do të ishte: diçka e tillë bën vaki kur një gardiane, si puna e Angelas, dashurohet!

“Dialogplus”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.