Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koncesioni i radhës, qeveria hap garën për rrugën Milot – Morinë

10/02/2016
Koncesioni i radhës, qeveria hap garën për rrugën Milot – Morinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese – Një segment i Rrugës së Kombit

Organizata Albanian Institute of Science (AIS), e cila drejtohet nga Aranita Brahaj ka publikuar sot në rubrikën Regjistri Koncensionar, regjistër i vendosur tek portali Spending Data Albania njoftimin për një procedurë tenderim koncesioni të saposhpallur. Njoftimi përkon me një Thirrje të Hapur për Tender, dhe detaje të Koncesionit ju mund ti gjeni duke klikuar Pasaportën tek Regjistri Koncesionar: http://open.data.al/sq/corporates/list/cat_id/1/id/1423
 
Konkretisht bëhet fjalë për tender me Titull:
Koncesion/PPP për Ndërtimin, Operimin dhe Rehabilitimin e Autostradës Milot-Morinë.
 
Autoriteti Prokurues:
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
 
Objekti i koncesionit:
Koncesion/PPP Për Ndërtimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Rehabilitimin e Autostradës Milot- Morinë. Kohëzgjatja 30 vjet. Objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj.
Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sere standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar.
Koncesionari i ardhshëm do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë ë re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.
 
Kohëzgjatja e Koncesionit:
30 vite
 
Vendndodhja e objektit te kontratës koncesionare:
Nga Miloti, rreth 60 km në verilindje të portit të Durrësit në detin Adriatik, deri në Morinë, në kufirin me Kosovën.
 
Kriteret e përzgjedhjes së fituesit:
Oferta më e mirë bazuar në Subvencionimin më të ulët të kërkuar.
 
Afati kohor përfundimtar për dorëzimin e kërkesës për kualifikim:
Data 25 Prill 2016.
 
Sipas AIS, të dhënat për Koncesione dhe PPP, përmes portalit Spending Data Albania, janë përpjekje të kësaj organizate për të hapur dhe mirë strukturuar të dhëna për Koncesionet. Kjo në mungesë të një regjistri të krijuar nga autoritete qeveritare me akses për publikun. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.