Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Nga miqësia në armiqësi, hakmarrja dhe atentatet mes familjeve Suli e Sulo

09/02/2016
HISTORIA/ Nga miqësia në armiqësi, hakmarrja dhe atentatet mes familjeve Suli e Sulo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuredin Suli është vëllai i 46-vjeçarit Neim Suli, i cili u vra në një atentat më 10 nëntor të vitit 2012 në Fier. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e asaj dite kur Neim Suli po hynte në portën e banesës së tij në lagjen Liri në Fier.
Ai është përballur me tre persona, të cilët, sipas policisë, ishin shtetasit Gezim Sulo, 49 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo. Neimi dhe Gëzimi, ish-miq, kishin punuar së bashku jashtë vendit dhe pas kthimit në Fier nisën të merren me biznes. Sherri për bllokimin e rrugës nga pika e servisit të automjeteve të ndërtuar nga Gëzim Sulo përfundoi me breshëri armësh.
Policia nisi kërkimin e autorëve dhe i kapi ata pas 10 ditësh. Ndaj tyre nisi një histori gjyqi, që sipas Nuredin Sulit, i cili ka folur për mediat lokale, ishte manipuluar me një pagesë prej 100 mijë euro dhe se familja e tij ishte kërcënuar.
Më 3 maj të vitit 2013, automjeti pronë e vëllait të Gëzim Sulos shpërthen në ecje. Shtetasi Sulejman Sulo dhe bashkëshortja e tij, Alie Sulo shpëtuan. Mjeti i tyre mori flakë në motor dhe drejtuesi humbi kontrollin, por më pas ndaloi. Tregtarët ambulantë i ndihmuan të dalin nga mjeti pak sekonda para se automjeti të shpërthente në flakë. Në rrugë, eksplozivi kishte lënë një shenjë gjatë shpërthimit, ndërsa çifti pësoi disa fraktura pa rrezik për jetën.
Më 25 tetor të vitit 2013, një automjet tip Alfa Romeo ndalon para një pike karburanti në aksin rrugor Fier-Patos, pronë e familjes Suli dhe një breshëri plumbash lëshohet në drejtim të pronarit të kësaj pike, Namik Suli. Ai shpëton pa u prekur nga asnjë prej plumbave, ndërsa u plagos lehtë një klient në lokal.
Automjeti u largua dhe u gjet më vonë i braktisur nga policia, por autorët e atentatit u zhdukën pa lënë gjurmë, autorësia nuk është zbardhur, por ngjarja u lidh me vrasjen e një viti më parë të vëllait të biznesmenit nga shtetasi Gëzim Sulo dhe dy djemtë e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.