Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Drejtësia greke kërkon njohjen e vendimit të dënimit me 56 vite burg të Ilir Kupës

06/02/2016
Drejtësia greke kërkon njohjen e vendimit të dënimit me 56 vite burg të Ilir Kupës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtësia greke transferon dosjen e dënimeve për Ilir Kupën në Shqipëri dhe kërkon njohjen e vendimit të dënimit me 56 vjet burg.
ABC News ka mësuar se autoritet e drejtësisë greke kërkojnë njohjen e dënimit të Ilir Kupës dhe vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri. Ky vendim, është përkthyer dhe pritet që të dorëzohet në Gjykatë, ku do të kërkohet njohja e dënimit me 56 vjet burg.
Sipas materialeve të ardhur nga Greqia, thuhet se Ilir Kupa është dënuar 3 herë për 8 grabitje me armë e dhunë, duke u dënuar me një dënim të vetëm prej 56 vitesh burg. Në vendimin e dënimit ndër të tjera thuhet se Kupa së bashku me persona të tjerë, të identifikuar dhe dënuar në Greqi, grabisnin vila dhe banesa. Në vendim, thuhet se grabitësit ishin të armatosur me armë, thikë, kaçavidë apo sende të forta, ku dhunonin deri në plagosje pronarët e shtëpisë dhe më pas i grabisnin sendet me vlerë, paratë apo bizhuterit. Në vendim, Ilir Kupa cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi në 8 rastet e grabitjeve ishte i dhunshëm. Për këto grabitje, i pandehuri që po gjykohet në Shqipëri si pjesë e një “bande” që kryenin grabitje me armë, është dënuar në tre procese të ndryshme në total me 56 vjet burg.
Por, në mars të 2013 Ilir Kupa së bashku me 10 të dënuar të tjerë shqiptar, thyen sigurinë e burgut të Trikalas dhe u arratisen. Gjatë kësaj arratisje disa nga të burgosurit shqiptar u vranë në shkëmbim zjarri me policinë greke dhe disa të tjerë u arrestuan ndërsa Ilir Kupa arriti të hynte në Shqipëri.
Disa muaj pas arratisjes Kupa është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje por më pas rezultoi se është një nga grabitësit e disa bizneseve në Shqipëri. Në momentin e arrestimit, ai akuzoi drejtësinë greke për dënime ekstreme dhe të padrejta ndaj shqiptarëve, duke kërkuar mos të ekstradohet në Greqi. Kjo kërkesë, siç duket ju plotësua pasi drejtësia greke solli vendimin e dënimit për njohje në Shqipëri, ku pritet që nga 56 vite burg, dënimi t’i konvertohen në Shqipëri me 25 vite. Kjo për shkak se ky është dënimi maksimal i Kodit Penal në veprat e tilla penale për të cilat ai është dënuar në Greqi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.