Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gara në Iowa, Sanders dyshime për rezultatin e ngushtë ndaj Hillary Clinton

02/02/2016
Gara në Iowa, Sanders dyshime për rezultatin e ngushtë ndaj Hillary Clinton
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas suksesit të Ted Cruz kundër miliarderit Trump në Iowa, sytë u drejtuan menjëherë nga kampi demokrat. Ndonëse rezultati ndërmjet Hillary Clinton dhe veteranit socialist Bernie Sanders ishte kokë më kokë deri në fund, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton shpalli fitoren me 0.3%. Me entuziazëm, ajo e përshkroi fitoren si rezultat i një fushate të shkëlqyer.

“Për mua është një nder i madh të kandidoja në Ioëa, në mënyrë që së bashku të ndërtojmë të ardhmen që duam për ne, për partinë Demokratike dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Hillary Clinton.

Por rezultati nuk u mirëprit nga senatori Bernie Sanders, i cili i bëri thirrje partisë Demokratike, që të publikojë shifrat e votave të papërpunuara në Iowa, pasi fundi “thumbues” i numërimit la dyshime mbi përplasjen e parë, shumë herë më të ashpër nga sa pritej, me Hillary Clintonin për nominimin demokrat të presidencialeve.

Duke folur për reporterët mbi një avion “charter”, i cili u nis nga Des Moines drejt shtetit të radhës të paraprakeve, në New Hampshire, senatori i majtë tha se performanca e tij në Iowa ishte një sinjal se, populli amerikan është i uritur për më shumë ndryshime radikale, nga sa ofrojnë kandidatët e partisë demokratike.

“Ky i sotmi ishte një fillim i mrekullueshëm i fushatës kombëtare”, tha Sanders në një shteg të mbushur me reporterë në fluturimin e vonshëm që drejtohej për në lindje të Shteteve të Bashkuara, mes një stuhie dëbore në pritje. “Kjo e sotmja i tregon popullit amerikan se, kjo është një fushatë që mund të fitohet”.

Ai hodhi shumë pak dritë mbi një polemikë të shpalosur mbi rajone të caktuara të Ioëas, sipas së cilës nuk pati vullnetarë të mjaftueshëm të partisë Demokratike për të raportuar numrin total të delegatëve për çdo kandidat, por u bëri thirrje zyrtarëve të ndërmerrnin hapin e pazakontë të zbardhjes së totalit në themel të votave. Në garën e demokratëve në Ioëa, delegatët përcaktohen mbi baza rajonale, pavarësisht votave shtetërore për secilin kandidat.

“Sinqerisht nuk e di çfarë ndodhi. Di që ka disa rajone, të cilat ende nuk kanë raportuar. Mundem vetëm të shpresoj dhe të pres që numërimi të jetë i ndershëm, – tha ai. – Nuk e kam idenë. A e fituam votën popullore? Nuk e di as këtë, por duhet bërë i ditur më shumë informacion”.

Drejtori i fushatës së Sandersit, Jeff Weaver u tha reporterëve se, kandidati nuk “parashikon që të kundërshtojë ndonjë rezultat specifik”, por se shpreson që të ketë një hetim mbi atë çfarë ndodhi. Ai pretendon gjithashtu se rezultati i ngushtë, në një shtet ku Sanders ndiqte fillimisht nga pas Clintonin nëpër sondazhe me 50 pikë përqindjeje, ishte një rritje dramatike e popullaritetit të axhendës së tij, për të reduktuar pabarazinë e të ardhurave, si dhe “për t’ua hequr demokracinë klasës së miliarderëve” për ta rikthyer atë në shtresën e gjerë të popullsisë.

Në Ioëa, Clinton fitoi me 0.3 pikë përqindjeje ndaj Sander, 49.9% kundrejt 49.6%.tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.