Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Policia aksione e postblloqe gjatë fundjavës

01/02/2016
VIDEO/ Policia aksione e postblloqe gjatë fundjavës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontrolle në akset rrugore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë, ka qenë fokusi i policisë për fundjavën e kaluar.
Në zbatim të këtij plani masash janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor, Patrullat e Përgjithshme, Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale.
Gjatë fundjavës nga FNSH, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme janë zhvilluar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore nacionale.
Kontrolle  të shumta janë zhvilluar në lokalet e natës dhe ato të lojërave të fatit.
Policia rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle të shumta duke përdorur Drager e Radar.
Kontrolle te imtësishme dhe të shumta janë zhvilluar dhe nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit,  në kufirin jeshil e blu.
Policia e Shtetit po vijon punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Në këtë kuadër gjatë fundjavës janë  arrestuar dhe ndaluar 66 persona për vepra të ndryshme penale.


Janë kapur e ndaluar

9 persona në kërkim.
3 persona për armëmbajtje pa leje.
11 persona për dhunë në familje.
18 persona nga policia rrugore për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
9 persona në flagrancë për vjedhje.
8 persona për krime ndaj personit e kundërshtim të punonjësit të policisë.
8 persona për narkotikët,  krimin ekonomik e financiar, e kallëzim të rremë.

Janë proceduar e sekuestruar

Janë proceduar penalisht 5 shtetas që ushtronin aktivitet të lojërave të fatit pa licencë.
Janë sekuestruar 5 armë zjarri ( 2 kallashnikovë, 2 automatikë dhe 1 çifte).
Si dhe 1435 fishekë e 6  krehra me fishekë.
Janë  sekuestruar 15 doza Heroinë, dy doza Kokainë dhe 220 doza mariuanë.
Nga Policia Rrugore janë pezulluar 66 leje drejtimi për pije alkoolike e shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë ndëshkuar për në komision 57 drejtues mjetesh, janë bllokuar 34 automjete për mangësi në dokumentacion, si dhe janë vendosur 1233 masa administrative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.