Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkodër, arrestohet kreu i Hipotekës, “ia futi vetes” me vetëdenoncim

01/02/2016
Shkodër, arrestohet kreu i Hipotekës, “ia futi vetes” me vetëdenoncim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Shkodrës ka nxjerrë urdhër-ndalimi për kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Shkëlzen Berisha, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Kallëzimi i rremë”. Urdhri është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mesditën e së sotme.
Nga hetimet e prokurorisë dyshohet se regjistruesi, si edhe dy zyrtarë të Hipotekës Shkodër kanë regjistruar një pasuri në pronësi të shtetit, me sipërfaqe 8000 m2 në Theth, në emër të një personi që nuk ka aplikuar për regjistrimin e asaj prone.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet bazuar në një kallëzim të vetë regjistruesit, i cili ka deklaruar se ka konstatuar një shkelje ligjore nga ana e topografit Spartak Haxhija dhe juristi Taulant Bejko në regjistrimin e kësaj prone.
Nga hetimet rezultoi se për regjistrimin e kësaj prone në mënyrë të kundërligjshme ka qenë në dijeni edhe vetë regjistruesi i Shkodrës. Në praktikën e sekuestruar në Hipotekën e qytetit, rezulton se prona 8000 m2 i është njohur shtetasit Gj. L., nga zona e Thethit. Ndërkohë, në hetim rezultoi se shtetasi Gj. L. nuk ka bërë asnjë aplikim për njohjen e asaj prone në emër të tij. Po ashtu, rezultoi që praktika duket si e aplikuar nga një tjetër shtetas me të njëjtat gjeneralitete, Gj. L., por që jeton në një fshat tjetër.
Nga veprimet proceduriale të deritanishme, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se regjistruesi Shkëlzen Berisha, në bashkëpunim me topografin dhe juristin e Hipotekës, kanë regjistruar pronën shtet 8000 m2 në fshatin Theth në emër të një shtetasi, i cili as nuk kishte aplikuar dhe as nuk ka pretendime për atë sipërfaqe.
Pak ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, për këtë çështje është ndaluar topografi Spartak Haxhija, për të cilën Gjykata e Apelit ka vendosur masën “detyrim paraqitje”. Po ashtu, ndaj juristit Taulant Bejko është në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”.
Për pasojë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, sot është ndaluar nga forcat e Policisë së Shtetit edhe kreu i Hipotekës së Shkodrës, Shkëlzen Berisha. Ndaj tij, prokuroria ka krijuar dyshimet se ka “shpërdoruar detyrën”, si edhe ka bërë “kallëzim të rremë”, pasi e ka njoftuar faktin e paligjshmërisë sapo ka krijuar dyshimet e tij se mund të mbante përgjegjësi penale për regjistrimin e paligjshëm të pronës në Theth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.