Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Provokon Janullatos: Ja si mund të luftohet terrorizmi

31/01/2016
Provokon Janullatos: Ja si mund të luftohet terrorizmi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, në një intervistë të dhënë për për CNN-in grekë, ka deklaruar se shtetet perëndimore kanë gabuar në strategjitë e tyre për të luftuar terrorizmin.
Sipas tij, kjo nuk është një betejë që fitohet vetëm me armë dhe municione, por një përballje që kërkon inteligjencë dhe përpjekje më të mëdha për të zhvilluar kulturën dhe edukimin.
“Unë do t’iu them diçka vërtet provokuese. Kam përshtypjen se Perëndimi nuk shqetësohet shumë për padrejtësitë dhe se ku mund t’i dërgojë popujt varfëria”, u shpreh Janullatos.
Kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare thotë se evropianët duke snobuar krishterimin kanë  lënë një boshllëk të madh, të cilin përpiqen ta shfrytëzojnë interpretuesit e islamit për të ndërfutur elemente të tjera. Ai flet për një luftë globale asimetrike.
Kryepeshkopi Janullatos shkoi edhe më tej duke thënë se ndonjëherë kanë qenë vetë fuqitë e mëdha që për shkak të interesave të tyre të ngushta kanë kryer veprime të dëmshme për shoqërinë. Ai solli si shembull armatimet e grupeve rebele si dhe tregtinë e jashtëligjshme të naftës me militantët e Shteit Islamik.
Në mbyllje, Janullatos nënvizoi se shoqëria duhet të jetë autokritike dhe të shohë se ku ka gabuar.
“Ka studiues të Islamit që theksojnë dimensione të tjera. Ne jemi përballë një problemi kompleks global. Terrorizmi nuk luftohet vetë me raketa dhe aeroplanë,  është një luftë ideologjike. Ne nuk kemi kuptuar se jemi tashmë në një tjetër luftë botërorë asimetrike që asnjë shkollë ushtarake nuk e kishte parashikuar. Gjithë ata që gjejnë armë, kush ua jep? Nuk janë fuqitë e mëdha që nxjerrin fitime? Të gjithë ata që blejnë naftën e xhihadistëve nga e kanë origjinën?  Ndonjëherë ne duhet të kemi kurajën për vetëkontroll dhe autokritikë. Faj kanë të gjitha shoqëritë… Nëse nuk merremi me varfërinë nuk mund të përballosh këto situata. Dhuna më e madhe është të jesh në varfëri…”, u shpreh më tej Janullatos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.