Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Po nis epoka kur Droni ben gjithcka

30/01/2016
Po nis epoka kur Droni ben gjithcka
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dronët nuk janë më vetëm një lodër për të apasionuarit ose armë për ushtrinë – prototipet e fundit tregojnë se ato mund të përdoren nga të gjithë.

Kompani të shumta janë duke prodhuar mjete më të vogla fluturuese dhe më inteligjente se ato të prodhuara më parë.

Shumë mjete të këtij lloji mund të qëndrojnë në ajër dhe të filmojnë me rezoluccion tepër të lartë deri në 4K, dhe disa kompani janë duke punuar drejt prodhimit të një mjeti fluturues pa pilot i cili gjatë filmimit nga ajri do të mund të ndjek në mënyrë automatike personin në lëvizje në tokë.

Por nëse doni diçka krejtësisht të ndryshme, kompania Parrot ka paraqitur një dron, të quajtur Disco, në panairin e elektronikës në Las Vegas.

Disco mund të fluturojë dhe manovrojë në qiell dhe mund të ulet vet në tokë përmes një procesi të automatizuar.

Përdoruesi mund ta aktivizojë dronin Disco vetëm duke e hedhur atë në ajër. Nga ajri ai mund të filmojë dhe pronari i tij në tokë mund të shohë drejtpërdrejt pamjet që mund të shihen nga droni në ajër përmes një palë syzeve të posaçme.

droni disco

“Është i pari dronë me dy krahë i kompanisë Parrot dhe prodhimi më i ri i saj. Pra, ky nuk është një kuadokopter, por një mjet fluturues me një trup dhe dy krahë”, thotë Frederic Pirat, menaxher i produktit Disco në kompaninë Parrot.

“Pra, ju mund ta hidhni mjetin në ajër, ai ngjitet në një lartësi prej 50 metrash dhe pret për komandën nga toka”.

Prodhuesi tjetër i dronëve, DJI, ka instaluar një aparat fotografik me imazhe termike në dronin e tij të fundit, Zenmuse XT.

Ai mund të përdoret për inspektimin e linjave të energjisë, paneleve diellore, operacioneve të kërkim-shpëtimit, në bujqësi dhe në luftimin e zjarrit.

“Kamera termike mund të përdoret në operacione të kërkim-shpëtimit. Ajo mund të përdoret për gjetjen e njerëzve të mbuluar nga një ortek ose të humbur në pyll, duke e bërë atë brenda disa minutave”, thotë Brendan Schuman, nënpresidenti i Politikave dhe Çështjeve Ligjore në kompaninë DJI.

Me rritjen e shqetësimeve të sigurisë nga mijëra e dronë që do të gumëzhijnë mbi kokat tona në të ardhmen, prodhuesi belg i dronëve, Fleye ka prodhuar këtë dron në formë sferike të cilin e konsideron si një robot personal fluturues. Kompania belge pretendon se ky është droni më i sigurt në botë sepse rotori i tij është i fshehur brenda trupit të tij.

droni fleye

“Nëse ne do të kemi mjete fluturuese autonome rreth nesh, që merren me transportimin e gjërave apo mbledhjen e të dhënave, atëherë ato duhet të jenë plotësisht të sigurta për njeriun”, thotë presidenti i kompanisë Fleye, Laurent Eschenauer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.