Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Renzi mbuloi statujat nudo kur takoi presidentin iranian, si reaguan në Itali

27/01/2016
Renzi mbuloi statujat nudo kur takoi presidentin iranian, si reaguan në Itali
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mikpritja italiane për presidentin e Iranit, Hassan Rouhani, ka bërë që autoritetet të mbulojnë statujat nudo. Rouhani dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, kanë biseduar të martën në Muzeun Capitoline të Romës, pasi firmat italiane kanë nënshkruar marrëveshje biznesi me Iranin.

Por, disa skulptura nudo atje janë mbuluar për të shmangur ofendimin e presidentit iranian. Ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi tek politikanët opozitarë.

“Gjëra të çmendurish”, ka thënë lideri i Legas, Matteo Salvini. “Zgjedhje e denjë për terroristin më të keq islamik”, shton dozat e zemërimit, Fabio Rampelli i Fratelli d’Italia. Ndërsa për Forza Italia ky gjest “Është nënshtrim”. “Respekti për kulturat e tjera nuk mund dhe nuk duhet të jetë mohim i kulturës sonë”, tha Luca Squeri.

Italia po ashtu nuk ka shërbyer verë në drekat zyrtare, një gjest që Franca, ku Rouhani do të udhëtojë po ashtu, ka refuzuar ta bëjë. Irani, si republikë islamike, ka ligje të rrepta që rregullojnë konsumimin e alkoolit.

Rouhani ndodhet në një udhëtim katërditor në Itali dhe Francë. Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti iranian në Evropë në afro dy dekada. Më herët, ai u ka thënë udhëheqësve të biznesit në Romë se “Irani është vendi më i sigurt dhe më i qëndrueshëm në gjithë rajonin”.

Rouhani ka takuar po ashtu në Vatikan Papa Françeskun, me të cilin kanë shkëmbyer dhurata. Rouhani i ka sjellë Papës një qilim të kuq persik, ndërsa Papa i ka dhënë një medalje me Shën Martinin.

Papa ka thënë se ky gjest paraqet shenjë të vëllazërisë. Rouhani është në kërkim të investimeve të huaja, pas heqjes së sanskioneve ndërkombëtare kundër Iranit, më 16 janar. Sanksionet janë hequr në bazë të një marrëveshjeje bërthamore, e cila fillimisht ka obliguar Teheranin të kufizojë aktivitetin e tij nuklear.gd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.