Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A ishte Kozma Dushi një antiverior!

26/01/2016
A ishte Kozma Dushi një antiverior!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një intervistë me kantautorin e njohur Frederik Ndoci, gazetar Panorama përshkruan një moment ku Kozma Dushi shan me fjalët malok këngëtarin shkodran, duke e shoqëruar edhe me fyerje të tjera.

Pyetje: U ndalëm disa herë te përplasjet e artistëve me njëritjetrin. Përtej gjërave që mund të keni dëgjuar nga të tjerët, a keni ndonjë histori konkrete që e keni dëgjuar me veshët tuaj apo e keni parë vetë, duke jua punuar pas krahëve ndonjë koleg?

Përgjigje: Po, kam (qesh). Është një histori tjetër gallatë, me Kozma Dushin. Agim Bajko më futi brenda në një dollap dhe te dhoma solli Kozmain. “He mo Komi, ça është ai Frederik Ndoci”?, e ngacmoi Agim Bajko. Dhe ia nisi Komi: “E me, ke parë ti? Një malok ai. Vjen e këndon një këngë, çohen njerëzit në këmbë si të budallallepsur dhe ai bën sikur ça është këtu! Ne kemi një jetë që këndojmë këtu…”, e vazhdoi pastaj me ca gjëra të tjera duke më sharë. Në këtë moment, unë dal nga dollapi dhe i them: Hë mo Komi, ça bën? Ai u tromaks fare, duke thënë: Uaaaa, edhe këtë ma bëtë e? Po unë e dija që diçka ishte dhe po bënit lojë, ndaj e lëshova gojën (e imiton Kozma Dushin). Nejse, e kaluam me të qeshur. E tregova si histori për gallatë, jo se është ndonjë “spiunim apo keqdashje” e madhe që po denoncoj Komin. Se ato gjërat e mëdha nuk para thuhen kollaj. Në përgjithësi, artistët e kanë atë ndjenjën e poshtërimit ndaj njëri-tjetrit, sidomos kur nuk e justifikojë dot dështimin.

Pyetje: Vetëm femrat e bukura kanë bërë karrierë në art?

Përgjigje: Në përgjithësi, favorizoheshin femrat e bukura. Sigurisht ka pasur edhe plot femra të bukura që nuk ranë pre, e kanë karrierën vetëm falë zërit të bukur. Po kujtoj këtu p.sh., Ema Qazimin, një femër e bukur, po shumë e ndershme, që nuk i dilte gjysmë fjale. Apo Myfaretja me vokal të jashtëzakonshëm, që i ngjante për nga zëri Edit Piaf ose Mirel Mathieu. Apo Irma Libohova etj., etj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.