Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Korçë, arrestohet shefi strehimit, mori 1200 euro ryshfet dhe nuk i dha shtëpi

23/01/2016
DOSJA/ Korçë, arrestohet shefi strehimit, mori 1200 euro ryshfet dhe nuk i dha shtëpi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Korçës ka urdhëruar arrestimin e përgjegjësit të sektorit të Strehimit në bashkinë e qytetit, Vasillaq Thimo, i akuzuar për “korrupsion pasiv…”. Pas hetimeve paraprake të Prokurorisë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, e cila është zbatuar pasditen e sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, bëjnë të ditur burime të prokurorisë së Korçës.

Zanafilla e skandalit
Nga hetimi i deritanishëm rezulton se, fillimisht shtetasi Vasillaq ka bërë një kallëzim, sipas të cilit është kërcënuar nga tre persona. Sipas kallëzimit, ai shprehet se këta tre persona tentojnë t’i marrin me pa të drejtë para, duke sajuar një histori, sipas të cilës ai u kishte marrë vite më parë një shumë të hollash një gruaje, në këmbim të klasifikimit si e pastrehë.
Po sipas kallëzuesit, shtetasja D. K. e shoqëruar nga dy miq të saj, i ka kërkuar atij shumën prej 900 eurosh dhe 40 mijë lekë, për të cilat ata pretendonin se ia kishin dhënë Vasillaqit dhe ky i fundit nuk i kishte mbaruar punë shtetases D. K.
Në versionin e tij të ngjarjeve, Vasillaq Thimo pretendoi se tre personat kishin tentuar ta merrnin edhe me forcë dhe ta hipnin në makinën e tyre.
Pas marrjes së kallëzimit, Prokuroria e Korçës pyeti tre personat, të cilëve u referohej kallëzuesi Vasillaq. Shtetasja D. K. deklaroi se, në vitin 2008, kishte aplikuar në bashkinë Korçë për të përfituar një apartament si e pastrehë.
Nga njohjet e saj, kishte mësuar se, për t;iu marrë parasysh aplikimi i saj, duhet të paguante një shumë parash te Përgjegjësi i Zyrës së Strehimit, Vasillaq Thimo. Në atë kohë, shtetasja D. K., në shoqërinë e një personi tjetër, i kanë shkuar në zyrë Thimos dhe i kanë dhënë 900 euro dhe 40 mijë lekë të reja, me garancinë se do të përzgjidhej aplikimi i saj si e pastrehë.

Shefi strehimit mohon
Pasi muajt kalonin, shtetasja D. K., i kërkonte Vasillaqit që të mbante premtimin, për të cilin edhe kishte marrë shumën e parave. I dyshuari e ka përcjellë shpesh me garancinë se aplikimi i saj do të merrej parasysh shumë shpejt. Në vitin 2015, pas këmbënguljes së shtetases D. K., Vasillaq Thimo e kishte garantuar se do të merrte apartamentin. Por, në rrugë të tjera, shtetasja D. K., ka mësuar se shtëpitë për të pastrehët ishin ndarë dhe ajo nuk ishte ndër aplikimet fituese.
Në këto kushte, ajo, së bashku me dy shtetas të tjerë, i kanë shkuar fillimisht në afërsi të banesës dhe më tej në zyrë, ku i kërkonin shumën që D. K., i kishte dhënë Thimos në vitin 2008.
Gjatë këtyre bisedave, ky i fundit nuk ka pranuar në asnjë moment se i ka marrë paratë. Por gjithsesi, duke qenë në dijeni se tashmë prokuroria po kryente hetime, në dt. 19. 01. 2016, ka shkuar, së bashku me një person tjetër, në banesën ku jetonte D. K. Shoqëruesi i Vasillaqit i ka dhënë D. K., diçka të mbështjellë me fletë gazete. Shtetasja D. K., e frikësuar se çfarë mund të kishte në atë letër të mbështjellë, i ka kërkuar personit që shoqëronte Vasillaqin, të hapte pakon. Brenda pakos gjendej shuma 60.000 lekë, e cila, sipas Vasillaqit, ishte shuma që i kishte dhënë. Pasi i kanë dhënë pakon, janë larguar. Më pas, shtetasja D .K., dhe Vasillaqi kanë komunikuar në telefon, ku D. K., pretendon se shuma që i është dhënë Vasillaqit në vitin 2008 nuk është 60 mijë lekë, por më shumë. Nga këto biseda, krijohet dyshimi i arsyeshëm se Vasillaqi pranon që ka pasur shkëmbim parash, por nuk pranon që shuma është më e lartë se 60 mijë lekë.
Në këto kushte, Prokuroria e Korçës krijoi dyshime të arsyeshme se shtetasi Vasillaq Thimio ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026
Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Tiranë, goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë, sekuestrohen mijëra euro

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.