Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Patozi: Rama-Meta takime qesharake e poshtëruese

21/01/2016
Patozi: Rama-Meta takime qesharake e poshtëruese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një intervistë për TV “ABC News”, demokrati Astrit Patozi, i komenton takimet mes aleatëve të koalicionit qeverisës qesharake dhe poshtëruese. Gjithçka sipas tij flet për një raport të vështirë personal mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, ndërsa raportin me publikun e kanë zero, pa transparencë dhe minimum sinqeriteti.
“Raportet e partnerëve të koalicionit qeverisës me njëri-tjetrin por dhe me publikun janë katandisur në qesharake dhe në poshtëruese. Publiku nuk di sot se për çfarë bien e nuk bien dakord Rama me Metën pro sa herë takohen çfarë hanë darkë dhe sa herë i buzëqeshin e sa herë i bëjnë karshillëk njëri-tjetrit. Dhe kjo nuk është karakteristike e partive politike serioze euriopiane, pro karakteristik e organizatave mafioze” shprehet deputeti i PD-së.
Patozi thotë se Shqipëria një konflikt i tillë i ashpër do të ishte i dëmshëm edhe për qeverisjen në Suedi apo Danimarkë dhe jo më për një vend si Shqipëria ku, siç thotë ai, keqqeverisja mjafton dhe pa konfliktin mes partnerëve të koalicionit dhe këtë e vlerëson disa herë poshtëruese për publikun dhe marrëdhënien që politika duhet të ketë me të, por jo vetëm. 
“Është poshtëruese dhe për vetë partitë politike, PS dhe LSI që debatin mes e tyre, nëse kanë, e kanë reduktuar tek konflikti apo pajtimi i dy personazheve”.
Ndërsa qesharakja e marrëdhënieve Rama-Meta, ai thotë se arriti kulmin të mërkurën, pak orë para darkës mes tyre, me deklaratën antiqeveri të Luan Ramës dhe mohimin e kolegut nga Petrit Vasili.
“Sepse unë nuk mund të besoj kurrë që ka dy LSI: një e Luan Ramës e një e Petrit Vasilit. Ka vetëm një LSI dhe ajo është në rresht e udhëhequr dhe e drejtuar nga Ilir Meta dhe gjithçka ndodh në parti është me porosi dhe urdhër të Ilir Metës. Dhe kjo e bën akoma më të nderë raportin në koalicionin qeverisës dhe unë i qëndroj bindjes sime që kjo qeveri ka rënë, qoftë dhe për faktin se partnerët e koalicionit janë në marrëdhënie mafioze me njëri-tjetrin”.
Janë rrethana që prej kohësh kanë diktuar domosdoshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme, deklaron ai.
“Sinjali për zgjedhje të parakohshme u dha që në deklaratën jashtë çdo logjike politike të Ilir Metës në Skrapar. Që aty vendi duhej të kishte hyrë me shpejtësi në zgjedhje të parakohshme dhe sot duhej të kishim dalë prej tyre. Meqë nuk jemi vend normal prapë se prapë kjo nuk do të thotë se nuk ka shpresë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen. Ato janë të domosdoshme qoftë dhe për ata që u rropatën duke u pajtuar apo zënë me njëri-tjetrin nëpër dreka darka apo takime tet a tet”.
Por a është opozita shpresë?
“Opozita është gjithmonë e vetmja shpresë. Sado e pakët, sado e paorganizuar apo e papërgatitur të jetë opozita, që nuk është ky rasti, pushteti është i degraduar dhe këto takime dhe marrëdhënie qesharake dhe poshtëruese mes dy partnerëve të koalicionit e bën të domosdoshme nevojën për zgjedhje të parakohshme”.
Partia Demokratike po kërkon prej kohësh zgjedhje të parakohshme të cilat sipas saj duhet të përgatiten nga një qeveri teknike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama mbledh qeverinë në Pogradec, dy ministra drejt dorëheqjes

07/08/2026
DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama mbledh qeverinë në Pogradec, dy ministra drejt dorëheqjes

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.