Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET&EMRAT/Fatmir Pulën e vranë komshinjtë dhe kunetërit e tyre, 5 në pranga

21/01/2016
DETAJET&EMRAT/Fatmir Pulën e vranë komshinjtë dhe kunetërit e tyre, 5 në pranga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Efektivat e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Kamëz dhe Krujë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vrasjes së Fatmir Pula, 45 vjeç, këtë të martë.

Si rezultat, janë arrestuar 5 autorët e krimit dhe është bërë shpallja në kërkim e autorit tjetër, konkretisht:

•Admir Haka 32 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë për armëbajtje pa leje;

• Herton Haka 18 vjeç, lindur në Zezë, Krujë;

• Aleksander Haka 28 vjeç, banues në në fshatin Zezë, Krujë;

• Hekuran Boci 23 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë;

• Olti Metuku (Agron), banues në Kamëz, Tiranë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• Elton Ceka vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi: Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri –tjetrin, kishin vendosur grabitjen e shtetasit Fatmir Pula. Shtetasi Fatmir Pula po kthehej nga lokali i tij që e kishte me qira në Kamëz, për në banesë, në fshatin Zezë, Krujë.

Mekanizmi i ngjarjes:

Shtetasi, Olti Metuku e ka mbajtur nën vëshgim viktimën në momentin që ai ka dalë nga lokali dhe ka lajmëruar autorët e tjerë.

Shtetasi, Herton Haka, vëllai i Admir Hakës, ka qenë i fshehur në kthesën që të çonte në banësen e viktimës, nga fshati Nikel për në Zezë dhe ka njoftuar dy autorët e tjerë që makina në të cilën ndodhej viktima po vinte në drejtim të tyre.

Shtetasit, Elton Ceka dhe Admir Haka, të dy të armatosur, Elton Ceka me një armë zjarri automatik dhe Admir Haka me pushkë, i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa dhe shtetasi Elton Ceka ka qëlluar me 4 plumba me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, i cili ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Shtetasi Aleksandër Hakaj i ka furnizuar me fishekë autorët, i ka strehuar natën e krimit, dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe armët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62; një pushkë model 63; 4 copë fishkë luftarakë.

Marëdhënia e autorëve me njëri-tjetrin:

Shtetasit Admir dhe Herton Haka janë vëllezër dhe njëkohësisht komshinj me viktimën.

Shtetasi Aleksandër Haka është djali i xhaxhait të shtetasve të mësipërm.

Shtetasit Hekuran Boci dhe Olti Metuku janë kunetërit(burrat e motrave) të shtetasve Admir dhe Herton Hakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale:

• ”Vjedhje me pasojë vdekjen kryer në bashkëpunim”në ngarkim të shtetasve Admir Haka, Herton Haka, Hekuran Boci, Elton Ceka dhe Olti Metuku, parashikuar në nenet 141 dhe 25 të Kodit Penal

•”Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”ne ngarkim të shtetasit Aleksandër Haka, parashikuar në nenet 302 dhe 278 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

QEPARO/ IKMT shemb objektin 4-katësh pa leje, referohen materialet në Prokurori

QEPARO/ IKMT shemb objektin 4-katësh pa leje, referohen materialet në Prokurori

10/08/2026
DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

10/08/2026
Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

10/08/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

QEPARO/ IKMT shemb objektin 4-katësh pa leje, referohen materialet në Prokurori

QEPARO/ IKMT shemb objektin 4-katësh pa leje, referohen materialet në Prokurori

10/08/2026
DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

10/08/2026
Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.