Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çmimet e naftës ulen edhe me 5 lekë për litër; Shqipëria ngjitet e 14-a më e shtrenjtë në botë

17/01/2016
Çmimet e naftës ulen edhe me 5 lekë për litër; Shqipëria ngjitet e 14-a më e shtrenjtë në botë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ritmet e rënies janë më të ulëta se në shtetet e tjera, duke bërë që Shqipëria të ngjitet në vendin e 14 në botë për nga shtrenjtësia e karburantit, dhe më e shtrenjta në rajon, sipas një renditjeje të Global Petrol Price, të përditësuar në 11 janar të këtij viti. Ndërsa në renditjen e 5 janarit, Shqipëria ishte e 19-a më e shtrenjtë në botë. Vendi ynë ka çmime të ngjashme me Danimarkën, Zvicrën, Monakon, Suedinë, që kanë standard jetese shumë më të larta sesa ne….

Çmimet e karburantit në vend kanë shënuar një tjetër ulje ditët e fundit, e dyta në pak javë.
Në pikat e tregtimit me pakicë të operatorëve të mëdhenj, Kastrati dhe Eida, një litër naftë shitet me 157 lekë, nga 161-162 që ishte më parë. Benzina tregtohet me 158 lekë për litër.
Në operatorin tjetër të madh të tregtimit, Gega Oil, nafta ka zbritur në 150 lekë për litër.
Pikat e vogla të tregtimit e kishin ulur më parë në këto nivele, ndërsa disa prej tyre e kanë zbritur edhe më tej, duke e çuar në nivelet e 150 lekëve për litër.
Alpet, që ka hyrë së fundmi si markë më vetë (pas daljes nga tregu të Tea Construction & Petrol) dhe Gulf vijojnë të shesin karburantin mbi 160 lekë për litër.
Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, nafta arriti në gati 180 lekë, duke reflektuar shtrenjtimin në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër. Në gusht 2015, nafta shënoi për herë të parë rënie, me 10 lekë për litër dhe në fillim të nëntorit u reduktua sërish me 6-7 lekë për litër. Në janar të këtij vit zbriti dy herë, me rreth 11 lekë për litër gjithsej.
Rënia e çmimeve në tregjet ndërkomëtare, ku nafta po tregtohet rreth 30 dollarëve për fuçi, në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit, është arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje të fundit.
Megjithatë ritmet e rënies janë më të ulëta se në shtetet e tjera, duke bërë që Shqipëria të ngjitet në vendin e 14 në botë për nga shtrenjtësia e karburantit, dhe më e shtrenjta në rajon, sipas një renditjeje të Global Petrol Price, të përditësuar në 11 janar të këtij viti. Ndërsa në renditjen e 5 janarit, Shqipëria ishte e 19-a më e shtrenjtë në botë. Vendi ynë ka çmime të ngjashme me Danimarkën, Zvicrën, Monakon, Suedinë, që kanë standard jetese shumë më të larta sesa ne.

Operatorët pohojnë se shkak për këtë është barra e lartë e taksave, që llogaritet në 67% të kostos. Shumëfishimi i tarifave të licencimit dhe rilicencimit të pikave të karburantit, nga dhjetori i vitit të kaluar, është një tjetër arsye që ka ndikuar në mosuljen e çmimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.