Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nga sot i ftohtë siberian, ja akset që do të mbulohen nga bora në të gjithë vendin

15/01/2016
Nga sot  i ftohtë siberian, ja akset që do të mbulohen nga bora në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ditët më të ftohta dhe dimri i vërtet do të jetë në vazhdim. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot dhe në vazhdim, pritet një përkeqësim i motit, që do të shoqërohet me ulje temperaturash dhe reshje intensive shiu dhe bore.

Buletini i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) moti, informon se në të gjithë territorin e vendit, pritet të jetë me reshje shiu dhe bore, të cilat do të shoqërohen me ulje të theksuara të temperaturës. Për pasojë të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale në lartësinë mbi 200 m mbi nivelin e detit, do të preken nga bora dhe ngricat.

Sipas parashikimeve, akset rrugore që mund të preken janë: Shkodër-Koplik-Hani i Hotit; Shkodër-Kelmend; Shkodër-Lezhë-Milot; Vau i Dejës-Pukë; Pukë-Fushë Arrëz; Fushë Arrëz-Qafë Mali; Qafë Mali-Bajram Curri-Valbonë; Qafë Mali-Kukës-Morinë; Bajram Curri- Helçan-Krumë; Krumë-Kukës-Morinë; Rruga e Kombit Milot-Rrëshen-Morinë; Milot-Burrel- Qafë Buall- Bulqizë- Peshkopi-Maqellarë; Peshkopi-Kukës; Peshkopi-Steblevë-Librazhd; Librazhd-Prrenjas-Qafë Thanë; Pogradec- Korçë-Kapshticë; Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik-Tre Urat; Korçë-Voskopojë; Korçë-Dardhë; Korçë-Lozhan-Moglicë-Gramsh; Gramsh-Cërrik-Elbasan; Berat-Poliçan- Çorovodë; Memaliaj-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë; Gjirokastër- Qafë Gjashtë- Sarandë; Vlorë-Llogara-Himarë -Sarandë si dhe të gjitha akset rurale që komunikojnë me këto akse rrugore.

Sipas buletinit të IGJEUM, reshjet e borës pritet të nisin nesër në mëngjes, por në lartësi mbi 700m. Një ditë më pas të shtunën, dt.16, pritet të bjerë sasia më e madhe; në Qendër dhe në Jug mbi 300 m, ndërsa në Veri edhe në 200 m.

Rrethet që pritet të preken nga dëbora deri në fund të ditës së shtunë janë kryesisht në rajonet lindore të vendit, nga veriu në jug.

Ndërkaq reshjet e shiut pritet të jenë në sasinë më të lartë në qarkun e Shkodrës ku mund të shkojnë deri në 90 mm. Njëherësh në disa rreth të tjera si Tirana, Elbasani, Lezha, Kukësi, Dibra mund të shkojnë deri në 45 mm gjatë 24 orëshit.

Për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që të marrin masat e duhura, sidomos në drejtim të mirëmbajtjes së akseve rrugore duke inspektuar gatishmërinë e mjeteve, forcave, si dhe depozitimin e granileve dhe kripës në segmentet problematikë. Po kështu janë porositur autoritetet vendore që të mbikëqyrin punën e subjekteve të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të koordinojnë veprimet me grupet e ngritura nga prefekti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.