Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjergj Bojaxhi publikon “Thirrjen për Veprim”, ruan qetësinë me qeverinë

15/01/2016
Gjergj Bojaxhi publikon “Thirrjen për Veprim”, ruan qetësinë me qeverinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, vitine kaluar, Gjergj Bojaxhi ka publikuar sonte nismën e tij të titulluar “Thirrje për Veprim”.

Ndër të tjera Bojaxhiu konstaton se Shqipëria prej vitesh ka hyrë në një periudhë të zymtë rrënimi. “Vjedhja, korrupsioni, klientelizmi, paaftësia dhe papërgjegjshmëria ka kapur levat e shtetit dhe po sundon sot, duke errësuar të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë. Politikanë të paskrupullt po fyejnë e po poshtërojnë dinjitetin tone dita-ditës. Gjendemi përballë një situate asfiksuese që kërkon të mbysë vullnetin tonë për të vepruar dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Shtresat në nevojë po goditen në mënyrë të pamëshirshme, ndërkohë që një numër i vogël oligarkësh shton pasuritë me një babëzi të shfrenuar. Dhjetëra-mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit të fundit – dhe ky është eksodi i dytë madhor pas atij të ‘91-shit”, shkruan ai.

Bojaxhiu bën thirrje që në emër të së ardhmes së atdheut dhe të fëmijëve tanë, “ të bashkohemi nga veriu në jug, më shumë nga sa u bashkuam në zgjedhjet e fundit për Tiranën, në një lëvizje të re kombëtare, të ndërtuar po mbi të njëjtat parime”.

“Tashmë nuk duhet të bashkohemi thjesht për të sfiduar, por për të fituar. Të mos bashkohemi vetëm për të shprehur zhgënjim dhe mllef, por të bashkohemi për të ndryshuar Shqipërinë nga rrënjët. Ne, së bashku, duhet t’ia dalim, sepse korrupsioni e ka kalbur shtetin në bërthamë. Ai po humb legjitimitetin me të njëjtën shpejtësi, me të cilën po grumbullon paratë e pista”, deklaron Bojaxhi.

Ka ardhur dita të kuptojmë se Shqipërinë nuk e rrënon vetëm veprimi i maskarenjve, por edhe mosveprimi i shumicës së ndershme. Ka ardhur dita të veprojmë!, deklaron Bojaxhi.

Në thirrjen e tij të parë për një lëvizje të re kombëtare ai nuk zë me gojë qeverinë dhe as nuk përcakton fajtorë të kësaj gjendjeje. Megjithatë thirrje e tij është vetëm konstatuese duket qartë se ai shpreson të mbledhë qytetarë rreth tij e grupit të vet tani që politika tradicionale është e përfshirë në debatet për reformën në drejtësi.

Bojaxhi ka qënë zëvëndësministër dhe drejtor i KESH gjatë qeverisë së PD. Ai u angazhua me këtë parti në përbërje të KOP dhe më pas në administratën e lartë të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.