Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BB zbeh ëndrrën e qeverisë për vrullin e rritjes së ekonomisë

07/01/2016
BB zbeh ëndrrën e qeverisë për vrullin e rritjes së ekonomisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banka Botërore vlerëson se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare do të jetë e ngadaltë dhe rritja ekonomike nuk pritet të kalojë mbi 3.5 për qind as për tre vitet e ardhshme. Parashikimi pesimist vjen në raportin e fundit mbi Perspektivën e Ekonomisë Globale.
Sipas raportit për këtë vit, vlerësimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë është ulur  në 3.4 për qind nga 3.5 që ishte parashikuar disa muaj më parë. Por më shumë se korrigjimi i lehtë me ulje për këtë vit, shqetësimi më i madh mbetet parashikimi për rritje mediokre thuajse në të gjithë horizontin afatmesëm.
Sipas dokumentit, rritja ekonomike e Shqipërisë do të fiksohet në 3.5 për qind për 2017-ën dhe 2018 ndryshe nga pritshmëritë e qeverisë, që pretendon se rritja do të kërcejë mbi katër për qind që vitin e ardhshëm.
Kriza globale duket se ka lënë pasoja afatgjata në ekonominë e vendit duke tronditur themelet dhe rrudhur potencialin e saj për t’u zhvilluar me ritme të shpejtë. Kufizimi i rritjes ekonomike në nivelin 3.5 për qind për të gjithë horizontin afatmesëm, nëse do të vërtetohet, paralajmëron një rimëkëmbje të ngadaltë të ekonomisë. Kjo do të kishte pasoja jo vetëm në rritjen e mirëqenies së familjeve por edhe sfidat sociale të vendit, që lidhen me zbutjen e varfërisë apo mbështetjen e sektorëve kyç.
Së bashku me FMN, Banka Botërore është duke e asistuar Shqipërinë në ndërtimin e një axhende të re ekonomike përmes ndihmës në disa sektorë kyç si energjia, financat apo mbrojtja sociale. Por vlerësimet e reja dhe zhvillimet e fundit zhgënjyese në ekonominë globale, paralajmërojnë se edhe vitet e ardhshëm do të jenë të vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.