Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MEDIA AMERIKANE/ Cfarë thanë për “konsullin” e Ramës kur Hillary Clinton shkoi në vilën e Sal Rusit

06/01/2016
MEDIA AMERIKANE/ Cfarë thanë për “konsullin” e Ramës kur Hillary Clinton shkoi në vilën e Sal Rusit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hillary Clinton ne shtepine e Sal Rusit ne shtator te vitit 2015

Në shtator të 2015 Hillary Clinton mori pjesë në një mbrëmje të shtruar nga Sal Rusi në vilën e tij në Staten Island.

Por vizita e saj atje tek “shtëpia e bardhë” e lagjes së pasur të Nju Jorkut nuk ka kaluar pa komente negative në shtypin amerikan.

shtepia ebardhe staten island

Kjo shtëpi ishte më parë pronë e mafiozit Paul Castellano, ndërsa u ble nga Rusi në vitin 2000 për 3.1 milionë dollarë.

Neë York Post shkruante se “Lidhja e kësaj shtëpie me krimin nuk mbaroi me vdekjen e Castellanos”.

Por, zëdhënësi i Clintonit, Robert Zimmerman, anëtar i Këshillit Nacional Demokratik që ishte në takim me Rusin, shpjegon se “Shtëpia e Sal Rusit nuk ka lidhje me Paul Castellanon. Kjo shtëpi ka lidhje me Castellanon aq sa ka Graceland”, ka thënë ai, duke iu referuar shtëpisë së Elvis Presleyt në Memphis.

Ndërkohë gazeta kryesore e ishullit Staten Island në Nju Jork, “Staten Island Advance” shkruan me ironi në një raport të saj se “Hillary Clinton – do të përmbushë ëndrrat e saj politike: “ajo do të hyjë në “Shtëpinë e Bardhë!”, duke u nisur edhe nga arkitektura e shtëpisë që është e ndërtuar sipas stilit të shtëpisë presidenciale të Amerikës”.

Ashtu si Neë York Post, kjo gazetë shkruan se “vendi me lidhje mafioze nuk ishte përzgjedhja më e mirë për kandidaten për presidente të SHBA”.

Rusi, i cili nuk ka pranuar të flasë për gazetën zotëron një biznes të fuqishëm”Benjamin Maintenance”, kompania që mirëmban fasadat në gratacielat e Manhattanit në Nju Jork.

Shtëpia e Bardhë e Selim (Sal) Rusit është përmenduar edhe nga mediat në Shqipëri , jo për lidhje mafioze sic aludon shtypi lokal amerikan por për lidhje të tjera pronësore me pushtetarë të fuqishëm në Tiranë dhe Prishtinë, Edi Rama dhe Hashim Thaci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.