Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI/ Në kulmin e konfliktit PS – Doshi, Beqaj favorizoi kompaninë farmaceutike të deputetit të përjashtuar

25/12/2015
DOKUMENTI/ Në kulmin e konfliktit PS – Doshi, Beqaj favorizoi kompaninë farmaceutike të deputetit të përjashtuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kompania farmaceutike “Profarma” ku deputeti Tom Doshi zotëron 49 për qind të aksioneve rezulton më e favorizuara në listën e ilaçeve të rimbursueshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Lista e siguruar ekskluzivisht nga HashtagAL, tregon se medikamentet kryesore të kësaj kompanie janë shpallur si “alternativë e parë” nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2015, çka do të thotë se kanë qenë më të favorizuarat për të përfituar nga skema e rimbursimit të ilaçeve.
Hartimi i kësaj liste të ilaçeve është bërë në fund të muajit Mars 2015, që koinçidon dhe me kulmin e konfliktit politik mes Doshit dhe Metës, ndërsa largimi i Doshit asokohe prej grupit parlamentar të PS-së është shoqëruar me rritjen e përfitimeve të kompanisë së tij nga skema e rimbursimit të ilaçeve.
Ministria e Shëndetësisë akordoi në mars 2015 një fond prej 8.9 miliardë lekësh, afro 85 milionë dollarë për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa bëhet e qartë se kompania “Profarma” është më e avantazhuara sa i takon rimbursimit të barnave. Është ende e panjohur dhe e pashpallur zyrtarisht vlera ekzakte e përfituar nga kjo kompani për vitin 2015.
logo-profarma-me-faximilePër 30% të barnave të listës së rimbursimit të vitit 2015, çmimet janë rritur 50-150 % krahasuar me vitin 2014. Procesi i hartimit të kësaj liste nuk ishte transparent, ndërsa çmimet e barnave nuk u vendosën mbi bazën e negociatave apo deklarimeve të kompanive farmaceutike.
Disa kompani farmaceutike pretenduan se çmimet e këtyre barnave u vendosën në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe objeksionet e pjesës dërrmuese të këtyre kompanive u shpërfillën.
Në gusht të këtij viti, në një intervistë për gazetarin Denion Ndrenika, ministri i Shëndetësisë u pyet në lidhje me dyshimet për favorizimin e njëanshëm të kompanisë së Tom Doshit, ndërsa Beqaj, duke vënë buzën në gaz u përgjigj:
“Le të themi që, nëse sot Tom Doshi ka interesa te ‘ProFarma’, ‘ProFarma’ është një fabrikë 60-vjeçare barnash në Shqipëri. Ka prodhuar barna gjithë jetën dhe bile kur kemi qenë fëmijë edhe unë edhe ti (qesh), me penicilinat e ‘ProFarmës’ na kanë mjekuar prindërit.”

(“HashtagAlbania.com”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.