Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reforma në Drejtësi, Lu takon Berishën: Politika të mbështesë këshillat e urta të “Venecias”

23/12/2015
Reforma në Drejtësi, Lu takon Berishën: Politika të mbështesë këshillat e urta të “Venecias”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri vendit, Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin e SHBA, Donald Lu, i cili i dorëzoi zyrtarisht, në emër të ambasadës së SHBA por dhe të ambasadës së BE, draftin e vërejtjeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.
Lu e falënderoi Berishën për angazhimin serioz dhe kontributin e tij në këtë proces themelor dhe shprehu bindjen se vërejtjet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias pasqyrojnë gjerësisht qëndrimet dhe vërejtjet e formuluara nga opozita. Ambasadori Lu i shprehu zotit Berisha dhe falënderimet për rolin e madh që ai ka luajtur në procesin e miratimit të ligjit për dekriminalizimin.
Nga ana e tij Berisha e falënderoi ambasadorin Lu për mbështetjen e çmuar dhe përkushtimin e tij të madh në procesin e dekriminalizimit. Pa këtë mbështetje dhe qëndrimet tuaja, ky ligj do ishte i pamundur, u shpreh Berisha. Ai vlerësoi se ky ligj është një hap i madh përpara por nga ana tjetër shprehu keqardhjen më të madhe, se të nesërmen e miratimit të ligjit, Edi Rama emëroi në krye të socialistëve të Shkodrës një njëri të certifikuar për vrasje nga drejtësia.
Berisha gjithashtu e falënderoi me mirënjohje ambasadorin për mbështetjen dhe angazhimin e madh që ai i jep reformës në drejtësi, të cilën Berisha e ka vlerësuar dhe e vlerëson jetike dhe vendimtare për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptar, prosperitetin e tyre dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Berisha shprehu falënderimet për Komisionin e Venecias për punën e madhe që ka bërë dhe për komentet dhe rekomandimet e tij, të cilat janë në një valë me propozimet e opozitës. Këtë dokument Berisha e konsideroi një bazë shumë solide për ti dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Berisha theksoi se me vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, provohet se sa qesharake janë pretendimet se opozita është kundër reformës në drejtësi. Komentet, vërejtjet, rekomandimet apo sugjerimet dëshmojnë qartë se opozita është jo për një reformë që kap drejtësinë nga politika apo partia, por për një reformë të standardeve më të mira europiane.
Ish kryeministri Berisha shprehu besimin se opozita, sikundër deri sot, duhet dhe do të qëndrojë e angazhuar me të gjithë potencialin e saj për këtë reformë, e cila duhet të bazohet në parimet themelorë të kushtetutshmërisë, që aq me kompetencë i ka zbërthyer Komisioni i Venecias në vërejtjet e tij.
Në këtë kontekst, theksoi Berisha, mendoj se forcat politike duhet të mbështesin këshillën e urtë të kryetarit të Komisionit të Venecias, i cili rekomandoi politikën e ndjekur për miratimin e ligjit të dekriminalizimit.
Berisha shprehu bindjen se ekzistojnë të gjitha mundësitë që të punohet dhe procedohet për hartimin dhe miratimin e të gjitha amendamenteve kushtetuese dhe ligjeve të tjera që rrisin përgjegjësitë, transparencën dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe ndëshkojnë korrupsionin në këtë sistem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.