Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATET/ Qeveria “dublon” me një projektligj, projektrezolutën e PD për çdekorimin

21/12/2015
DEBATET/ Qeveria “dublon” me një projektligj, projektrezolutën e PD për çdekorimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një seancë më parë mazhoranca qeverisëse u tregua shuam “zemërmadhe” ndërsa i kërkoi opozitës të përgatisë sa më shpejt një projektrezolutë dhe ta paraqiste për votim në Parlament, për çdekorimin e drejtuesve të institucioneve në komunizëm. Ndërsa kreu i grupit parlamentar ët PD-së, Edi Paloka ka prezantuar projektrezolutën, nga ana e mazhorancë, është pretenduar se një projektligj, për të njëjtin qëllim është përgatitur nga kryeministri Edi Rama dhe deputeti taulant balla, diskutimi dhe miratimi i së cilës është vendosur të bëhet në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, në janar të vitit 2016.
Propozimi për dekorimin e figurave drejtuese të komunizmit, është pasuar me debate, në të cilin u përfshinë Edi Paloka, Gramoz Ruçi dhe Jozefina Topalli.

Debatet


Edi Paloka: Na u tha që të ulemi të përgatisim këtë rezolutë dhe ta shqyrtojmë në seancën e radhës. Sot ne kemi ardhur me një projektrezolutë si grup parlamentar për këtë çështje dhe kërkojmë që sot të miratohet në këtë parlament për t’i hapur rrugë dhe ngritjes së kuadrit ligjor për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje. Kërkoj futjen e saj në rendin e ditës. Ata që kryen krime nuk mund të dekorohen. Të miratohet shfuqizimi i dekorimit për këta individë. Rezoluta të miratohet brenda 20 shkurtit. Të zbulohen autorët e krimeve të komunizmit. Projektligji i shpejtuar i shumicës, i qëllimshëm. Kërkojmë konsensus për të miratuar projektrezolutën. Nuk mund të fajësoni Berishën për dekoratat. Nuk doni t’i hiqni dekoratat, e bëni nga halli.
Gramoz Ruçi: Ne vijmë në këtë seancë pasi Ministrja e mbrojtjes që ka dhënë këto medalje në zbatim të ligjit, bëri shpjegimet përkatëse. Vijmë ne seancë kur kryeministri shpalosi ndjesën institucionale, morale dhe gatishmërinë për të bërë korrigjimet. Qysh ditën e enjte kërkesës verbale për këtë që quhet institucionale sot, grupi i mazhorancës e ka institucionalizuar në një nismë ligjore. Kërkesa juaj bëhet nul me nismën ligjore të depozituar qysh seancën e kaluar.
Edi Paloka: Të na akuzoi Gramoz Ruçi se ne qenkemi ata që nuk e paskemi dënuar komunizmin…Unë po ju kujtoj se kanë qenë deputetët e PD që me të ardhur në parlament miratuan ligjin anti-genocid, që dënoi nomenklaturën komuniste çoi në burg ata që dekoroni ju sot, por i ndaloi me ligj kriminelëve të atij regjimi të merrnin poste publike. Sa erdhët ju në pushtet i dhatë mundësi për poste dhe kërkoni rehabilitimin e tyre duke i dhënë dekorata e duke nxjerrë portretin e Enver Hoxhës. Nëse doni lëreni hipokrizinë ekstreme që karakterizon kryetarin tuaj.  25 vjet nuk keni kërkuar ndjesë akoma dhe sot na flisni për faj të Partisë Demokratike. I jepni dekorata dhe thoni fajin e ka Sali Berisha, e kishit mundësinë që pas dekoratës brenda 5 minutave ta hiqnit pasi morët vesh se aty ishte ai që ka torturuar At Zef Pllumin. Por nuk donit, nuk doni as tani, e bëni me detyrim nga halli. Hajde ta kalojmë edhe rezolutën, edhe projektligjin tuaj po deshët. T’i kalojmë të dyja.  Në rezolutën tonë ka pika që nuk i keni në projektligj.
Ilir Meta: Ju lutem të mos vazhdojmë më me këtë debat, konferenca diskutoi.
Jozefina Topalli:  Asnjë ligj nuk e pengon që të hyjë me procedurë të përshpejtuar rezoluta e opozitës.  Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, emrat janë marrë vesh tre javë përpara, opozita ka reaguar në mënyrën më të rrufeshme. Nuk ka nevojë për të hequr dekoratat, mjafton vetëm një VKM- një urdhër i kryeministrit dhe nuk ka nevojë as për ligj as për procedurë të përshpejtuar.  Ndaj është hipokrizi.
Edi Paloka: Kërkojmë të futen në rend të ditës edhe rezoluta edhe projektligji
Ilir Meta: Rezoluta juaj u kontestua se nuk është depozituar akoma formalisht në Kuvend. Lidhur me iniciativën e zotit Balla pavarësisht nga kërkesa e Rucit u bë e qartë që ajo nuk mund të shqyrtohet sot se e kemi një akt që kalon me procedurë të përshpejtuar dhe nuk mund të kalojnë dy. Mos të vazhdojmë më me një debat ku secila nga palët e paraqitën pozicionin e vet. 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.