Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama para ambasadorëve: Integrimi i Shqipërisë “u sabotua” nga brenda dhe jashtë BE-së

19/12/2015
Rama para ambasadorëve: Integrimi i Shqipërisë “u sabotua” nga brenda dhe jashtë BE-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim mbrëmjen e sotme ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Shqipëri.
Pjesë e bilancit të tij qeverisë, në fjalimin e Ramës ishte edhe ankesa e përsëritur ndaj BE-së, për (mos)integrimin e Shqipërisë.
Ndërsa ka kujtuar vizitën e kancelares gjermane Angela Merkelit në Tiranë, Rama risolli kritikat për BE-në.
“Vizita e Kancelares Merkel është një moment i posaçëm inkurajimi në procesin e integrimit, ndërsa theksoi se sado proces i lëkundur të jetë ky, do vijohet drejt qëllimit”.
Sipas Edi Ramës, procesi i integrimit të Shqipërisë u sulmua nga brenda dhe jashtë BE-së.
“Proces sado i lëkundur, i sulmuar apo i qesëndisur nga brenda Europës së Bashkuar apo dhe jashtë saj, është e vetmja forcë mobilizuese dhe i vetmi instrument që kemi në dorë për të rezultuar objektivin, një ardhmëri të ndarë me të gjithë. Progres raporti ishte shumë i mirë, por dimë se kemi shumë për të bërë dhe kemi mundësi të pakufishëm”, pohoi Rama.
Rama tha se Shqipëria është bërë një dritare e hapur mbi Adriatik, por mund të kthehet dhe një strehë e përbashkët. Teksa risolli në vëmendje të shkuarën, Rama pohoi se Shqipëria ka qenë përherë aleate e SHBA-ve dhe BE-së.
Kritik u shpreh Rama edhe në qëndrimin, sipas tij, të BE-së, ndaj Kosovës.
“Dua të shpreh kënaqësinë se më në fund, pas kaq shumë ngulimesh të pakuptimta dhe heshtjet fajtore, BE vendosi të hedh një hap drejt liberalizimit të vizitave për Kosovën. Shpresoj që Kosovës ti hap një orë e më parë rrugën për ti dhënë fund absurdin e madh të Europës, pasi është një popull shumë i vogël i mbajtur peng i izolimit që krijon viza”, shprehu qëndrimin e tij Rama në lidhje me rekomandimin e dhënë nga Komisioni Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kreu i Qeverisë shqiptare ndërsa kritikoi qëndrimin e Bashkimit Europian, nuk nguroi të thoshte se, “Është një turp që Europa nuk mund ta mbajë kaq gjatë, pasi është një izolim që i përjeton jo vetëm populli i Kosovës, por dhe rajoni më gjerë”.
Nga ana tjetër Rama theksoi se ky është një moment i vështirë por dhe vërtetësie për popullin e Kosovës.
“Ky është një moment i vështirë dhe moment vërtetësie për Kosovën. Prej vëllezërve në Kosovë presim pa lëkundje dhe padyshim që të jenë në lartësinë e duhur për këtë moment dhe për ardhmërinë e Kosovës në kuadrin e një rajoni që synon me forcë integrimin në BE. Ndaj dua të shpreh kënaqësinë se më në fund, pas kaq shumë ngulimesh të pakuptimtë dhe heshtjet fajtore, BE vendosi të hedh një hap drejt liberalizimit të vizave. Shpresoj që Kosovës ti hap një orë e më parë rrugën për ti dhënë fund absurdin e madh të Europës, pasi është një popull shumë i vogël i mbajtur peng i izolimit që krijon viza. Shqipëria është në krah të Kosovës, po ashtu dhe ne jemi të bindur se absurdi i izolimit të Kosovës duhet të marrë fund, jo thjesht Europën”, përfundoi Rama.
Midis të tjerave, kreu i Qeverisë deklaroi se reforma në Drejtësi mbetet një sfidë, ndërsa theksoi se të gjithë të pranishmit në sallë ndanin po të njëjtin mendimi, faktin se në Shqipëri nuk ka drejtësi. Ai tha se pa këtë reformë nuk mund të garantohet shteti demokratik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.