Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenet për masën e dënimit “armëmbajtje pa leje”

19/12/2015
Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenet për masën e dënimit “armëmbajtje pa leje”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për shtimin e masës së dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje.
Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, ka njoftuar se me vendimin e datës 10 dhjetor ka vendosur të shfuqizoi ndryshimet e bëra gjatë vitit 2013 e 2014 nga qeveria, e cila rriti marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje.
Sipas vendimit, shfuqizohet neni 278 i Kodit Penal, konkretisht paragrafi 5 dhe 6 i ndryshuar e shtuar me ligjin e miratuar në Kuvend me Nr. 144 të vitit 2013 dhe me ligjin Nr. 98 të vitit 2014.
Sipas këtyre dispozitave, që tashmë u shfuqizuan parashikohej se çdo person që arrestohet për armëmbajtje pa leje rrezikonte një dënim nga 7 deri 15 vjet burg. Ky marzh i lartë i dënimit, thuhet në vendim, është antikushtetues dhe për këtë fakt shfuqizohet. Gjithashtu edhe pika 6 e këtij neni shfuqizohet, pasi ishte parashikuar një marzh të lartë dënimi nga 15 deri 20 vjet burg, në rastet kur personat arrestohen me më shumë se një armë apo janë edhe përsëritës të kësaj vepre penale. Edhe ky paragraf sipas Gjykatës Kushtetuese, shfuqizohet pasi bie ndesh me nenin 17 të Kushtetutës, ku parashikohet ndër të tjera se “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar atë”.
Argumentet më të hollësishme që ka dhënë Gjykata Kushtetuese për rastin në fjalë pritet të zbardhen me publikimin e vendimit të arsyetuar. Me zbardhjen e këtij vendimi, ai hy menjëherë në fuqi çka mbetet në vazhdim marzhi i dënimit siç ka qenë i parashikuar në Kodin e vjetër para ndryshimit të 2013 e 2014, ku për rastet e armëmbajtje pa leje personi rrezikon një dënim nga gjoba deri në 7 vjet burg.
Gjithashtu bazuar në këtë vendim të cilësuar si antikushtetuese, i lind e drejta çdo personi të dënuar me ndryshimet e reja, të kërkoi rigjykimin e tij për shkak se është dënuar me një vepër penale, që është shpall antikushtetuese.
Ndryshimet e marzhit të dënimeve në Kodin Penal për rastet e armëmbajtjes pa leje, u bënë menjëherë pas ndryshimit të qeverisë me propozim të ministrit të Brendshëm, me argumentin se do të ulë kriminalitetin në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.