Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dekriminalizimi, ja si do të lërë mandatin Elvis Roshi

19/12/2015
Dekriminalizimi, ja si do të lërë mandatin Elvis Roshi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin, deputeti i PD Oerd Bylykbashi, është i bindur se pas miratimit të “Dekriminalizimit”, akuzat e opozitës për ekzistencën e zyrtarëve të inkriminuar në radhët e mazhorancës do të vërtetohen menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi.
Në një prononcim për “Panorama”, Bylykbashi ka sqaruar edhe procedurën në të cilën do të kalojnë funksionarët e emëruar apo të zgjedhurit në funksionet publike për përmbushjen në tërësi të të gjithë procesit.
“Pas miratimit të ligjit, ne do të presim dekretin e kreut të shtetit dhe botimin e ligjit në fletoren zyrtare. Jemi duke punuar për të përgatitur disa akte zbatuese, të cilat gjithashtu do të miratohen nga Kuvendi. Pjesë e akteve që do të përgatiten është edhe miratimi i një formulari të vetëdeklarimit. Do të bëhet një vetëdeklarim nëse funksionarët e lartë kanë apo jo ndonjë nga kushtet, të cilat do ta bënin të pamundur vazhdimësinë e ushtrimit të funksionit që ata kanë”, shprehet Bylykbashi.
Sipas deputetit të PD-së, nëse vetë funksionarët pranojnë se kanë pasur një dënim apo kanë procese të hapura penale, mandati i tyre përfundon automatikisht. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për funksionarët që do të refuzojnë të dorëzojnë të dhënat, japin të dhëna të rreme apo nëse fshehin të dhënat që kërkohen nga organet ligjzbatuese.
Pavarësisht se Partia Demokratike ka ngritur pretendimin për një listë me të inkriminuar në radhët e shumicës qeverisëse, Bylykbashi sqaron se hartimi i ligjit është udhëhequr nga parimet dhe jo nga emrat.
Megjithatë, lidhur me kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin, i cili është edhe një nga më të akuzuarit e opozitës, Bylykbashi është i bindur se dispozitat e parashikuara në ligj do të çojnë deri në lënien e mandatit.
“Kryebashkiaku në fjalë duhet të bëjë vetëdeklarimin. Për Roshin, institucioni që ka të drejtë t’i drejtohet Prokurorisë me një kërkesë për verifikimin e pastërtisë së figurës së tij do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Prokuroria do të bëjë kërkime brenda dhe jashtë vendit”, sqaron Bylykbashi.
Kreu i Komisionit të Dekriminalizimit thekson se edhe nëse kryebashkiaku i Kavajës ka ndryshuar identitet, falë kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike do të bëhet verifikimi përmes shenjës së gishtave.
“Do t’i merren shenjat e gishtave databeizit të ‘Aleatit’. Kërkesa i shkon kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike për të vërtetuar nëse ka persona me këtë shenjë gishtash. Nga përgjigjja e kompanisë do të dalë se personi që kërkohej me emrin Elvis Roshi del me emrin Ervin Roshi dhe për këtë vjen konkluzioni. Në bazë të këtij konkluzioni, duke iu referuar parashikimeve të bëra në ligjin për dekriminalizimin, kryebashkiaku i Kavajës do të duhet të lërë mandatin”, përfundon Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.