Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REFORMA NË DREJTËSI/ Zbardhet opinioni “Venecias” për KLD, ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm… etj

18/12/2015
REFORMA NË DREJTËSI/ Zbardhet opinioni “Venecias” për KLD, ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm… etj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen opinionet paraprake të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.
Komisioni i Venecias shpreh mbështetjen për përpjekjet e autoriteteve shqiptare për një reformë konsensuale të drejtësisë . Kjo reformë “duhet urgjentisht, dhe gjendja kritike në këtë fushë justifikon zgjidhje radikale”, thotë Komisioni.
Në opinione, rekomandohet te qartësohet se kush do të vendosë për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë fuqi detyruese dhe Gjykata Kushtetuese duhet të vijojë të mbajë fuqinë për të riparë procedurën e amendimeve kushtetutuese.
Roli i ministrit të Drejtësisë në Inpektoritatin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rikonsiderohet për të shmangur konfliktin e interesit.
“Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ulet në Tribunalin Disiplinor” nënvizon Komisioni i Venecias.
Sa i takon Prokurorit të Përgjithshëm Komisioni i Venecias thotë se nuk duhet të ndërpritet mandati i tij
Kushtetuta duhet të përcaktojë kriteret për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, bazuar në meritë, të shpallë thirrjet për kandidatura, procedurë transparente të përzgjedhjes, shumicë kandidatësh.
Kushtetuta duhet të sqarojë lidhjen mes prokurorëve të Strukturës Speciale Antikorrupsion dhe Prokurorisë së Përgjithshme
Përbërja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe statusi i anëtarëve të saj duhet të garantojë pavarësi dhe paanshmëri , thuhet në rekomandimet e Venecias.

Mbledhja sot ne oren 11:00
Komisioni i Venecias, nis sot në orën 11:00 diskutimin mbi dy draftet e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, nga ku do të dalin opinionet kryesore që do ti shërbejnë si bazë Shqipërisë për kryereformën integruese.
Në tryezën e punës të Komisionit, janë dy drafte ai me ndryshime konkrete kushtetuese i dalë si produkt i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, ndërsa dokumenti tjetër përmban opinionet e Partisë Demokratike.
Të pranishëm do jenë edhe ekspertët Kristaq Traja, Sokol Sadushi, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.
Opinionet që do të dalin nga diskutimi do të jenë paraprake, pasi një dokument i detajuar për Shqipërinë do të jetë gati në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Në dokument mësohet se rekomandohet se ndryshimet kushtetuese, sidomos mbi procesin e verifikimit, duhet të caktojnë vetëm parimet më të rëndësishme, duke i lënë detajet për legjislacionin zbatues.
Komisioni i Venecias rekomandon që të qartësohet se, kush vendos mbi masat disiplinore ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në dokument thuhet që rregullimet institucionale duhet të rishikohen dhe të thjeshtohen, duke hedhur idenë e krijimit të një Inspektoriati të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.