Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeprokurori Llalla takon homologun francez për metodat dhe teknologjitë antikorrupsion

16/12/2015
Kryeprokurori Llalla takon homologun francez për metodat dhe teknologjitë antikorrupsion
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, u mirëprit në një takim në Paris nga homologu i tij, Prokurori i Përgjithshëm të Republikës së Francës, Jean Claud Marin, ku u diskutua mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, krimit financiar dhe terrorizmit.
Llalla njohu homologun e tij me përpjekjet e plota të autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, Llalla theksoi se në Shqipëri tashmë po diskutohet për Reformën në Drejtësi dhe asistenca e qeverisë franceze në këtë drejtim është e nevojshme dhe e mirëpritur. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e aplikimit të metodave dhe teknologjive të reja për të pasur sukses të mëtejshëm në vënien para përgjegjësisë të zyrtarëve në veprime abuzive. Prokurori i Përgjithshëm francez garantoi z. Llalla se do të vijojë të jetë mbështetës në aktivitetin e prokurorisë shqiptare në këtë drejtim.
Diskutimi ndërmjet dy homologëve u përqendrua edhe në masat e marra në luftën kundër terrorizmit, sidomos pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në Paris, në nëntor 2015.
Llalla garantoi Prokurorin e Përgjithshëm të Francës, Marin, se Shqipëria dhe autoritetet gjyqësore shqiptare do të vijojnë të jenë të angazhuara maksimalisht në luftën globale kundër terrorit.
Në vijim, bashkëbiseduesit shprehën qëndrime të përbashkëta për intensifikimin e marrëdhënieve sa i përket përballimit të sfidës me krimin e organizuar ndërkombëtar, ku fokusi kryesor konsiston në hetimet financiare.
Takimi i kryeprokurorit Llalla me homologun e tij, Jean Claud Marin u parapri nga diskutime me përfaqësues të tjerë të lartë të drejtësisë penale në Francë, ku fokusi kryesor ishte pikërisht hetimi për luftën kundër korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.