Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja sa është taksa që do të paguaj çdo kategori nga 1 janari 2016, për regjistrimin e mjetit

15/12/2015
Ja sa është taksa që do të paguaj çdo kategori nga 1 janari 2016, për regjistrimin e mjetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është përcaktuar edhe taksa vjetore e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit. Në total janë15 kategori, në bazë të të cilave janë përcaktuar edhe nënkategoritë e mjeteve, që janë të detyruara të paguajnë taksën vjetore. Niveli i taksës është sipas llojit të mjetit. Nga taksa përjashtohen vetëm çiklomotorët, ndërsa për kategorinë automjete, ku përfshihen autoveturat 4+1 deri në 8+1, taksa është nga 2.400 deri në 4.800 lekë. Taksën më të lartë e kanë mjetet rrugore të veçanta mbi 18 tonë, e cila arrin në 8.000 lekë në vit.

Kategoritë dhe nivelet, sipas mjeteve, janë përcaktuar në ligjin për sistemin e taksave vendore Nr. 9632, datë 30.10.2006, të ndryshuar. Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor përcaktohet mbi bazën e llojit të mjetit të transportit rrugor. Sipas këtij ligji, niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Detyrimi për taksën i takon pronarit të mjetit dhe e ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të mjetit. Taksa derdhet për llogari të bashkisë ose komunës, ku pronari i mjetit ka vendbanim ose selinë, brenda datës 10 të muajit pasardhës. Ndërkohë që Policia e Qarkullimit Rrugor kontrollon pagimin e kësaj takse nga zotëruesit e mjeteve dhe kur vëren se nuk është paguar, zbaton gjobë të barabartë me masën e taksës.

10 ditë është afati për pagesën e taksës, nëse taksa apo gjoba nuk paguhen brenda 10 ditëve, policia bllokon mjetin deri në pagesën e tyre. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa paguhet e plotë, pavarësisht nga data e regjistrimit, dhe është e vlefshme për 365 ditë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shërbimit Rrugor, rreth 165 mijë automjete ose rreth 40 për qind e numrit total nuk paguajnë taksën e regjistrimit dhe të qarkullimit. Ndërkohë, në ligjin Nr. 9632, datë 30.10.-2006, të ndryshuar, në nenin 31 të tij përcaktohet përjashtimi nga pagimi i taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor.

Përjashtohen nga pagimi i taksës së regjistrimit të përvitshëm mjetet në pronësi të Trupit Diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë, që gëzojnë statusin diplomatik, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.