Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shteti i korruptuar i Edi Ramës, miliona në muaj edhe për deputetin Rakip Suli

13/12/2015
Shteti i korruptuar i Edi Ramës, miliona në muaj edhe për deputetin Rakip Suli
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma ka denoncuar një tjetër rast korruptive, të shëprbiemeve që shteti, sipas saj i Edi Ramës, ju bën deputetëve socialistë.
Sipas Dumës, fjala është për një godinë trekatëshe në autostradën Tiranë – Durrës, pronë e deputetit Rakip Suli e cila është marrë me qira pjesërisht nga OSHEE, ndërsa pritet të merret e gjitha godina.
“Për një kat në këtë godinë, Rakip Suli, deputeti merr nga OSHEE miliona lekë në muaj. Ndërkohë që banda e hajdutëve të Ramës, që vazhdon tu marrë jetën qytetarëve e kryefamiljarëve, se nuk kanë mundësi të paguajnë e janë në errësirë në këtë dimër të ftohtë, ka vendosur të trefishojë shpërblimin për deputetin e Ramës, pasi po i merr dhe dy katet e tjera me qira”, denoncon Duma.
Sipas Dumës ndërsa ftoi në 17 dhjetor shqiptarët në protestë, u shpreh se, “Revolta po rritet çdo ditë e më shumë, dhe shqiptarët do ta shporrin këtë shtet gjakpirës, e nuk do ta lënë të gëzojë më asnjë fond, asnjë taksë, asnjë pasuri të vendit. Të enjten me 17 dhjetor, në këmbë në dyert e Parlamentit”.

Deklarata e plotë e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma

grida duma 13 dhjetor 2015“Me mijëra euro kosto nga taksat e shqiptarëve me transmetimet live disa orë në ditë, Edi Rama po predikon të kundërtën e asaj që po bën në realitet.
Flet për shtet, shtet, shtet, por edhe të pranishmit në sallat e tij, ata që janë thirrur me listë, nuk e besojnë më.
Nuk e besojnë sepse të gjithë e dinë, dhe e shohin se Edi Rama ka ngritur e po mban me thonj, një shtet të korruptuar e kriminal.
Një ngrehinë të kthyer në biznes, që ai, ministrat, deputetët dhe klientët e tij të marrin çdo ditë miliona për veten e tyre.
Ne kemi denoncuar me prova e me fakte, tenderat, koncesionet, milionat e shpërndara nga Edi Rama në rrethin e tij të ngushtë.
Ja cilin shtet përfaqëson Edi Rama;
Shtetin, ku OSHEE, pasi ka dhënë 5 miliardë lekë për Carapulin ndërtuesin e sarajeve të Ramës, 970 milionë për Sadri Abazin, 850 milionë për Safet Gjicin, 340 milionë për Pjerin Ndreun, ka menduar edhe për një deputet tjetër të Ramës, Rakip Sulin.
Do marrë edhe ai hisen e tij, sepse me porosi të Ramës, godina që ka në autostradën Tiranë-Durrës, Aurora Grup, është marrë me qira nga OSHEE.
Për një kat në këtë godinë, Rakip Suli, deputeti merr nga OSHEE miliona lekë në muaj. Ndërkohë që banda e hajdutëve të Ramës, që vazhdon tu marrë jetën qytetarëve e kryefamiljarëve, se nuk kanë mundësi të paguajnë e janë në errësirë në këtë dimër të ftohtë, ka vendosur të trefishojë shpërblimin për deputetin e Ramës, pasi po i merr dhe dy katet e tjera me qira.
Ky pra është shteti i Edi Ramës. Vjedh dhe ndan miliona me miqtë, ministrat e deputetët.
Ky është shteti i korruptuar e kriminal, një shtet tribal hajdutësh, që duhet ta largojmë sa më parë.
Një shtet që zhvat e abuzon me paratë e pasuritë publike, dhe që ka ngritur popullin në këmbë.
Revolta po rritet çdo ditë e më shumë, dhe shqiptarët do ta shporrin këtë shtet gjakpirës, e nuk do ta lënë të gëzojë më asnjë fond, asnjë taksë, asnjë pasuri të vendit.
Të enjten me 17 dhjetor, në këmbë në dyert e Parlamentit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.