Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama në Sarandë tone raciste ndaj veriorëve

13/12/2015
Edi Rama në Sarandë tone raciste ndaj veriorëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edi Rama gjatë takimit me socialistët e Sarandës, ku zhvilloi një takim si pjesë e turit, “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, ka artikuluar disa deklarata, që tingëlluan si raciste ndaj veriorëve. Duke folur për ata që erdhën nga veriu dhe u zhvendosën në Sarandë pas viteve 90, kryeministri tha se “i importoi Saliu nga Alpet”. Deklaratën e tij kryeministri Rama, e bëri për të treguar diferencën mes vendasve autoktonë në zonën e bregut dhe atyre që erdhën nga veriu.
“Ça gjetëm ne? Një breg Jonian nga Llogaraja deri në kufi, këtu me fqinjët tanë, me ndërtime pa leje. Mirë pa leje, se edhe stërgjyshërit tanë nuk vajtën morën leje, por të shëmtuara deri në pikën ku nuk thuhet. Se çdonjëri nga këta ndërtuesit pa leje, jo nga ata që i importoi Saliu nga Alpet, që i nxori pronarë në Jon, s’flas për ata. Flas për ata që kanë qenë këtu, për stërnipërit e atyre që ndërtuan Dhërmiun, Vunoin, Himarën, Qeparoin e Vjetër dhe Sarandën. Stërgjyshërit bënë fshatra estetikisht të shkëlqyer. Stërnipërit shkatërruan syrin përveç natyrë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Më tej Edi Rama vazhdoi t’i etiketojë veriorët me epitete raciste dhe tallëse kur tha se “e panë detin për herë të parë, kur erdhi Sali Berisha në pushtet”.
“Tokat, 10 mijë hektarë përmendi deputeti këtu (Koço Kokëdhima), mbi 50 mijë hektarë rezultojnë të grabitura nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”, tha kreu i qeverisë, duke folur para socialistëve të Sarandës.
Në më se një herë kryeministri Edi Rama ka bërë deklarata me kontekst krahinor. Në një intervistë të pak ditëve më parë, duke folur për sjelljen e disa deputetëve të veriut që kanë probleme me drejtësinë, ai deklaroi se ata përfaqësojnë vlerat e zonës së tyre.
Përkundër këtyre deklaratave, tjetër sjellje “përulëse” demonstronte Rama në fushatën elektorale të vitit 2013, kur  atij iu desh disa herë të sqaronte veriorët, sidomos ata që janë zhvendosur në Kamzë e Paskuqan, se ai nuk u kishte thënë atyre asnjëherë shpellarë e çeçenë ndryshe dhe se ky ishte një trillim i Sali Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.