Foto Ilustruese
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Gjirokastër sot, me dy helikopterë, ndërsa furgonët e kamionët me drogë kanë lëvizur lehtësisht nga toka në Tepelenë.
Denoncimin e bënë kryetari i degës së PD-së së Gjirokastër, Roland Bejko.
“Ndërsa ai ishte duke gënjyer qyqarët socialistë që e shikojnë si idhull, disa kilometra më tej, në Tepelenë dhe konkretisht në zonën e Luftinjës, banorët e zonës më telefonuan dhe më thanë se kamionët dhe furgonët lëvizin lirshëm me drogë të shoqëruar nga persona të armatosur me kallashnikovë. Imagjinoni që vetëm disa qindra metra më tutje është postblloku i policisë, por për drogë të kapur nuk është raportuar asgjë sot”, denoncon Bejko, duke ironizuar me “efikasitetin” e postbllokut të policisë.
Për vijimin lirisht të trafikut të drogës, kryedemokrati i Gjirokastrës e ka edhe një shpjegim.
“Pas akuzave të forta që janë bërë për implikimin e policisë me trafikun e drogës, tashmë këta kanë vendosur mesa duket të mos kapin asnjë kilogram për të krijuar përshtypjen se drogë nuk ka më. Por ka dhe një arsye tjetër pse e bëjnë këtë; me transportin e drogës me aq sa flitet në jug, janë të implikuar ‘bijtë e partisë’”, shprehet më tej Bejko.
Denoncimi i plotë i kreut të PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko

Foto Ilustruese
“TË PASTROJMË SHQIPËRINË !
VIVE LA COLUMBI!
VIVE l’ ALBANISTAN !
Në kuadrin e turit “Të pastrojmë Shqipërinë” Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë dhe shpura e tij e ministrave dhe deputetëve zbriti sot paradite në Gjirokastër.
Edhe pse tashmë koha e mbërritjes nga Tirana në Gjirokastër është shkurtuar në më pak se 2 h 30, naltgjatësia e tij preferoi të udhëtonte me dy helikopterë për të dialoguar me socialistët gjirokastritë.
Sa të jetë kostoja e këtij udhëtimi vallë ?!
Ndërsa Ai ishte duke gënjyer qyqarët socialistë që e shikojnë si idhull, disa kilometra më tej, në Tepelenë dhe konkretisht në zonën e Luftinjës, banorët e zonës më telefonuan dhe më thanë se kamionët dhe furgonët lëvizin lirshëm me drogë të shoqëruar nga persona të armatosur me kallashnikovë.
Imagjinoni që vetëm disa qindra metra më tutje është postblloku i policisë, por për drogë të kapur nuk është raportuar asgjë sot..
Pas akuzave të forta që janë bërë për implikimin e policisë me trafikun e drogës, tashmë këta kanë vendosur mesa duket të mos kapin asnjë kilogram për të krijuar përshtypjen se drogë nuk ka më. Por ka dhe një arsye tjetër pse e bëjnë këtë; me transportin e drogës me aq sa flitet në jug, janë të implikuar ‘bijtë e partisë’.
Nëse ka vërtet një qelbësirë që duhet fshirë një orë e më parë nga faqja e këtij dheu, ai është pikërisht Edi Rama dhe shpura e tij. Vetëm atëherë do pastrohet vërtet Shqipëria.
Socialistë të nderuar, pijuni lëngun fjalimeve të kripura me qurat e Edi Ramës! Ju diskutoni bukën e gojës, ata miliardat e eurove!”.





