Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shteti nga 2 milion lekë borxh çdo invalidi

10/12/2015
Shteti nga 2 milion lekë borxh çdo invalidi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shteti shqiptar ka borxh çdo personi paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe shoqëruesit të tyre nga 200 mijë lekë të reja. Denoncimi vjen nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Shoqatave të Aftësisë së Kufizuar, njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve, Ndrekë Ismailaj.

Sipas tij, kjo shumë është akumuluar që prej vitit 2006, si pasojë e mosindeksimit të pagesave të paaftësisë me pagën minimale, ndonëse ky është një detyrim ligjor, që rrjedh nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.618, datë 7.09.2006. Sipas pikës 8 të këtij vendimi, masa e përfitimit për personat me aftësi të kufizuara indeksohet me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi, por që prej hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, ky veprim nuk është kryer. Sipas Ismailajt, të njëjtin problem e kanë dhe personat e verbër dhe shoqëruesit e tyre në moszbatim të VKM-së nr. 277, dt.18.06.1997.

Shoqata e të Verbërve ka filluar të zhvillojë gjyqe: personi dhe shoqëruesi i të verbrit kanë paditur pranë gjykatave administrative rajonale, Shërbimin Social Shtetëror, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe bashkinë ku banon, shkruan balkanweb.  Të gjitha gjyqet i kanë fituar deri tani. Profesor Sinan Tafaj, duke qenë avokat i ka përfaqësuar vetë në gjykatë anëtarët e tij shpjegon Ismailaj.

BISEDIMET

Mosindeksimi i pagesave të paaftësisë me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi ka prekur rreth 6 mijë paraplegjikë dhe tetraplegjikë si dhe 11 mijë të verbër. Ndërkaq, nisur nga këto kushte, kreu i Këshillit Kombëtar të PAK shprehet se kanë kontaktuar me disa institucione shtetërore, në mënyrë që të arrihej një marrëveshje para miratimit të Buxhetit 2016.

U ulëm në bisedë me zëvendësministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, por u la që të njihet me shkresë ministri dhe më pas do marrim një përgjigje më të plotë zyrtare. Nxituam që kjo marrëveshje të bëhej para miratimit të Buxhetit 2016 dhe kemi dy javë që nisëm shkresa nga Këshilli Kombëtar i PAK për kryeministrin, ministrin e Mirëqenies Sociale e Rinisë, Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Shërbimin Social Shtetëror. Askush nuk ktheu përgjigje, përveç kryeministrit, i cili sqaron se “u vumë në dijeni dhe ia kemi nisur çështjen ministrit Klosi si dhe i kërkon ta njoftojë për çdo hap që do ndërmarrin sqaron Ismailaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.