Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BE financon 10 milionë euro kundër korrupsionit politik në Shqipëri

09/12/2015
BE financon 10 milionë euro kundër korrupsionit politik në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkimi Europian ka vendosur ta ndihmojë Shqipërinë me 10 milionë euro që të zbatojë planin e veprimit anti-korrupsion për të ndryshuar gjendjen mbytëse në administratën dhe shoqërinë shqiptare.

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian, ambasadorja Romana Vllahutin, bëri sot të ditur në Tiranë se këto financime do të shkojnë në ndriçimin e financimeve të partive politike, në ndriçimin e mos-ndëshkimit të zyrtarëve të lartë, për të shmangur ndikimin e bizneseve private mbi vendimet politike, dhe kundër shkeljeve të gjyqësori joefikas.

Ambasadorja Vlahutin tha në një takim me studentët e Universitetit Europian të Tiranës se qytetarët paguajnë taksa për të marrë shërbime dhe nuk ka arsye pse të paguajnë dyfish.

Shoqëria shqiptare – tha ajo – duhet të debatojë gjerësisht për këto dukuri. Jo të gjithë profesionistët janë të korruptuar, sepse janë një pjesë njerëzish me ndërgjegje që kanë nevoë për mbështetjen tonë, por të korrupstuarit duhet të përballen me drejtësin.

Ambasadorja Vlahutin tha se Bashkimi Europian do të rritë mbështetjen për qytetarët dhe shoqërinë civile, në mënyrë që të rritet intoleranca e publikut ndaj korrupsionit.

Korrupsioni është një krim i thjeshtë nga forma, i cili nuk ka nevojë për njerëz me mencuri të vecanta, por mjafton të jetë një person i paturpshëm me pushtet nga sistemi administrativ.

Ajo tha se korruspioni është shkelja e lirisë dhe demokracicë dhe ai u merr qytetarëve liritë dhe të drejtat themelore.

Ambasadorja e BE Vlahutin dhe ai i OSBE Florian Raunig folën sot edhe për korrupsionin politik që është një sfidë kyce e qeverisjes, sepse mbi të bazohen të gjitha format e tjera të korrupsionit, i cili shfaqet në financimin e paligjshëm të forcave politike, blerja e votës, kapja e shtetit, lobimet politike të cilat më pas ndikojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë.Ilirjan Agolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.