Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dritan Zagani, për “Le Iene”: Zyrtarë shqiptarë krerë të trafikut të drogës, jo thjeshtë të korruptuar nga trafikantët

08/12/2015
Dritan Zagani, për “Le Iene”: Zyrtarë shqiptarë krerë të trafikut të drogës, jo thjeshtë të korruptuar nga trafikantët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emisioni investigativ italian “Le Iene” u fokusua mbrëmjen e të hënës, te rasti i Dritan Zaganit, ish-shefit të sektorit të anti-drogës në Fier. Gazetari Luixhi Pelaza e intervistoi në Zvicër, ku ka kërkuar strehim politik bashkë me familjen e tij.
Ai akuzohet nga autoritetet shqiptarë për bashkëpunim me trafikantët e drogës dhe ndaj tij ishte ngritur një proces penal. Nga gjykata i ishte dhënë arrest shtëpie, por Zagani shfrytëzoi rastin për t’u larguar jashtë vendit, pasi siç thotë ndihet i kërcënuar për jetën e tij dhe të familjes.
Akuza kryesore e arrestimit të Zaganit ishte ajo e bashkëpunimit me italianin Alesandro Xhuliani. Ky i fundit, një efektiv i Guardia di Financas ishte një agjent sekret i policisë italiane dhe infiltrohej mes grupeve të trafikantëve për të marrë informacione. Zagani komunikonte me të dhe shkëmbente të dhëna për trafikantët. Por organi i akuzës – sipas Zaganit – i ka konsideruar komunikimet e tij me Xhulianin si prova se ai ishte përfshirë në trafik droge.
Në këtë pikë hidhen hije dyshimi për rolin e funksionares italiane të Interpolit, Ana Pogi. Kur u pyet për rolin e agjentit Xhuliani, ajo mohoi lidhjet e tij me policinë. Dhe sipas Zaganit, ajo në këtë rast ka gënjyer për shkak të interesit të saj personal.
Zagani thotë se ajo ka arritur një marrëveshje që në këmbim të dëshmisë së saj që shërbente për të bërë të mundur burgosjen e ish-policit shqiptar të antidrogës, të marrë nënshtetësinë shqiptare. Nënshtetësia shqiptare i duhej sepse ajo është beqare dhe grave të pamartuara nuk i lejohet të adoptojnë fëmijë në vendin e saj. Por Anna Pogi kishte adoptuar dy të tillë në Shqipëri. Dhe që ti “legalizonte” duhet të merrte nënshtetësinë shqiptare.
Në intervistën për “Le Iene”, Zagani hedh dyshime të forta se zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar janë krerët e trafikut të drogës dhe jo thjeshtë të korruptuar nga trafikantët për t’u lënë rrugë të lirë në veprimtarinë e tyre të jashtëligjshme. Akuzat e tij, i konsideron fiktive dhe të sajuara. Ai përmend edhe operacionin e fundit anti-drogë, pas të cilit u arrestua.
Prokurorët e akuzuan se kishte arrestuar një trafikant të futur në kurth, pa marrë urdhër nga eprorët. Por në të vërtetë, eprorët i kishte në krah gjatë operacionit dhe nuk e kundërshtuan arrestimin. Zagani thotë se është gati të kthehet në Shqipëri në betejën kundër trafikantëve të veshur me pushtet, mjafton që Zvicra t’u garantojë jetën familjarëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.