Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DRAFTI/ Amnistia, ja kush nga të burgosurit përfiton

07/12/2015
DRAFTI/ Amnistia, ja kush nga të burgosurit përfiton
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë thuajse të përfunduar draftin për amnistinë, nga ku pritet të përfitojnë një pjesë e madhe e të dënuarve. Burime të ATA, sqarojnë se pas urdhrit të dhënë nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është ngritur menjëherë një grup pune i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve, të cilët na bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një analizë narrative të historikut të të dënuarve.
Grupi i punës gjithashtu ka identifikuar problematikat që mund të hasen nga amnistia, duke përpiluar dhe pikat ku do të udhëtojë drafti në fjalë dhe nga ku pritet të përfitojnë një pjesë e madhe e të dënuarve. Sipas burimeve draftit është i plotë dhe është bazuar në një analizë të thellë të riskut të të dënuarve të cilët do të përfitojnë nga kjo amnisti. Mësohet se duke u bazuar në ligjin ekzistues dhe në eksperiencën nga e kaluara, të parët që do të mund të përfitojnë janë shtetasit e dënuar për vepra penale, ku parashikohet një dënim më i vogël se 5-vite burgim. Po ashtu do të përfitojnë shtetasit të cilët janë drejt fundit të dënimit dhe që kanë reflektuar sjellje të qëndrueshme dhe jo të rrezikshme karshi personave të tjerë.
Personat që janë në shërbimin e provës, apo formave alternative të dënimit, janë pjesë e grupit të personave që mund të përfitojnë. Po ashtu një vëmendje të veçantë do të ketë për minorenët dhe gratë, të cilët vuajnë dënimet e tyre për vepra penale jo të rrezikshme për shëndetin e personave të tjerë.
Po ashtu nga amnistia, siç bëjnë me dije burime të ATSH-së, edhe pjesa tjetër e të dënuarve mund të përfitojë nga një ulje e dënimit. Në këtë rast analiza do të jetë edhe më e thelluar dhe në fokus do të jetë sjellja e tyre përgjatë kohës që kanë kryer dënimin dhe gjithashtu nëse këta persona kanë kryer më shumë se njëherë një vepër penale apo jo.
Siç mësohet nga burime të ATSH-së shumë shpejt, ndoshta brenda javës së ardhshme, Drafti mund të jetë në duart e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili do t’ia paraqesë Presidentit të Republikës për vërejtje dhe më pas Këshillit të Ministrave për të marrë dakordësinë, nga ku do të nis një proces tjetër, ai i diskutimeve në kuvend dhe më pas jetësimi i tij.
Sipas të gjitha parashikimeve, amnistia pritet të jetësohet brenda muajit shkurt 2016. Një vit më parë, kur një nismë e tillë u mor nga ish-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, nga amnistia përfituan rreth 900 persona, të cilët lanë qelitë e tyre. Arsyeja kryesore asokohe ishte mbipopullimi, një plagë që ende “dhemb” në sistemin penitenciarë të vendit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Rama dyfishoi punonjësit në bashki me patronazhsitë, parazitë që nuk bëjnë asgjë

Rama dyfishoi punonjësit në bashki me patronazhsitë, parazitë që nuk bëjnë asgjë

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.