Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Lula Njebza 32 telefonata me Adrian Xhillarin për “të zhdukur” 4.4 milionë litra naftë

07/12/2015
DOSJA/ Lula Njebza 32 telefonata me Adrian Xhillarin për “të zhdukur” 4.4 milionë litra naftë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Adrian Xhillari

Rreth 4.4 milionë litra naftë “ virxhin” e cila dyshohet se është kontrabanduar nga kompania “Tea Construction & Petrol”, duke shmangur akcizën, në pronësi të biznesmenit tashmë të shpallur në kërkim Adrian Xhillari, dyshohet se është shitur në tregun vendas kryesisht në Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër e Tropojë. Zbardhet skema e përdorur për këtë kontrabandë.

Hetimi Prokurorisë
Sipas prokurorisë, gjithçka ka nisur në maj të viti 2010, ku “Tea Construction & Petrol”, ka blerë nga Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh sasinë prej 5.6 milionë kg “nafte virxhin”, e cila ishte e depozituar në një depozitë në Ballsh dhe në 4 depozita në Kodër Mëzez, Tiranë.
Pas 3 vitesh, në janar të 2014, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka kryer një kontroll tatimor në subjektin “Tea Construction & Petrol”, ku ka rezultuar se në depozitat në Kodër Mëzez gjendej në total sasia prej 4.4 milionë litra lënde djegëse, e cila është cilësuar si naftë ”virxhin” pasi nuk plotësonte standardet.
Rreth 7 muaj më vonë,  në janar të 2014,  pas kontrollit të bërë nga tatimet dhe doganat, administratori i “Tea Construction & Petrol”, Adrian Xhillari, ka kërkuar nga Drejtoria e Doganave heqjen e plumbçeve nga magazinat e naftës në Kodër-Mëzez, në mënyrë që të bënte lëvizjen e naftës drejt rafinerisë  së Ballshit. Sipas dokumenteve nga data 15-21 gusht 2015, “Tea Construction & Petrol” ka kryer lëvizjen e naftës”virxhin, nën pezullim akcize, nga depozitat në Kodër-kamës, për në Rafinerinë e Ballshit, në një sasi prej 4.4 milionë litrash, e cila është depozituar në depozitën g-43.
Por në  datë 2 qershor 2015, grupi i “Croën Agents” dhe Dega e Doganës Fier, kanë zbuluar gjatë kontrolli në depozitën G-43 se depozitat ishin bosh.
Referuar sasisë së naftës, vlera e akcizë së papaguar është 242.755.600 lekë… Sipas Prokurorisë, dyshohet se nafta e papërpunuar është shitur në tregun vendas kryesisht në Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër e Tropojë.

Zyrtarët e Doganave
Prokuroria po ashtu ka sqaruar edhe pozicionin e 7 zyrtarëve të doganës, të cilët janë arrestuar. Lula Njebza nën cilësinë e Zëvendësdrejtores së Përgjithshme të Doganave, ka urdhëruar transferimin nga magazinat në Kodër Mëzez në Tiranë për në magazinën në Ballsh. Ndonëse ajo ka mohuar  një fakt të tillë, duke deklaruar se nuk e njeh Adrian Xhillarin, nga këqyrja e tablateve telefonike, ka zeultuar se gjatë periudhës 13-21 gush 2014, Njebza ka kryer rreth 32 telefonata me Xhillarin.
Sipas Prokurorisë, Mirarber Teneqexhiu, nën cilësinë e tij si Kryetar i Degës së Doganës Tiranë, ka nxjerrë urdhrin e punës për heqjen e plumbçeve dhe lëvizjen e mallit pa verifikuar më parë dokumentacionin e domosdoshëm për kryerjen e këtij veprimi. Po ashtu, prokurorët thonë se kanë identifikuar dhe rolin e Alfred Bushit, Adrian Aliajt, Syrja Misirajt, Ortenca Zorbës dhe Elona Jarecit, në atë që e quajnë skemë të kontrabandës dhe hedhjes në treg të një nafte jashtë standardeve, ku veç dëmit financiar kosto të madhe ka pasur edhe mjedisi, pasi sasia e gazeve ndotës që janë shkarkuar në ajër nga djegia e naftës bruto, është shumë herë më e madhe se ajo që shkarkohet normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.