Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroi Haxhi Giu kërkon të njihet me provat, refuzon të flasë para kolegëve të tij

03/12/2015
Prokuroi Haxhi Giu kërkon të njihet me provat, refuzon të flasë para kolegëve të tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë tentuar të marrin në pyetje prokurorin Haxhi Giu, në detyrë prej 24 vitesh, i cili do të mbahet në ambientet e policisë së Tiranës derisa të vlerësohet masa e sigurisë.
I arrestuar për shkak të masës “arrest me burg” të dhënë një ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, prokurori Giu nuk ka dhënë asnjë shpjegim për gjithë pretendimin e prokurorëve që e dyshojnë atë për korrupsion pasiv.
“Refuzoj të flas, është shprehur prokurori, duke shtuar se, do të flas në një moment të dytë, kur të jem njohur me provat tuaja”.
Vetëm kaq mësohet të ketë qenë komunikimi mes tij dhe kolegut të njësisë antikorrupsion, Armand Gurakuqi, një magjistrat i diplomuar në vitin 2003 si prokuror.  Gurakuqi, thonë burime konfidenciale, ka qëndruar fare pak minuta përballë të dyshuarit për korrupsion, ndërsa sqarohet se ai është dërguar për të marrë në pyetje Giun në vend të prokurorit të kësaj dosjeje, Gentian Osmani, i cili mesa thuhet në rrugë jozyrtare kishte në dorë një tjetër hetim.
Prokurori Haxhi Giu, i njohur si një ndër hetuesit e dosjes së shekullit “Hajdari” nuk ka marrë ende avokat, ndërkohë që prokuroria ka dorëzuar materialet shtesë në gjykatë, e cila brenda dy ditësh do të vlerësojë kushtet e arrestimit të tij, pasi masa është dhënë në datën 2 dhjetor.
Prokuroria pretendon se ka filmime ku prokurori shfaqet në një pikë shkëmbimi valutor së bashku me një të arrestuar tjetër, ku edhe është depozituar një shumë e konsiderueshme parash në këmbim të zbutjes së akuzës për familjarin e shtetasit Aleks Shpori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama dyfishoi punonjësit në bashki me patronazhsitë, parazitë që nuk bëjnë asgjë

Rama dyfishoi punonjësit në bashki me patronazhsitë, parazitë që nuk bëjnë asgjë

08/08/2026
Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

08/08/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit, plagosen dy persona në ambientet e ajrimit

08/08/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë dyqanit të Rigels Rajkut, Noizy, në Durrës

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama dyfishoi punonjësit në bashki me patronazhsitë, parazitë që nuk bëjnë asgjë

Rama dyfishoi punonjësit në bashki me patronazhsitë, parazitë që nuk bëjnë asgjë

08/08/2026
Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

08/08/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit, plagosen dy persona në ambientet e ajrimit

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.