Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Selitë e Vogël, rreziku i shembjes edhe për pallatet e tjera, studim për gjithë zonën me ndërtime

30/11/2015
Selitë e Vogël, rreziku i shembjes edhe për pallatet e tjera, studim për gjithë zonën me ndërtime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të 37 familjet të cilat rrezikoheshin për shkak të rrëshqitjeve masive të dheut në Selitë të Vogël, do të qëndrojnë të evakuara deri në një afat të pacaktuar.
Kjo sepse Shtabi i Emergjencës i ngritur për të rehabilituar perimetrin e prekur nga rrëshqitjet nuk ka ndërhyrë ende me veprime konkrete.
Përveç bllokimit të zonës, e cila mbahet nën mbikëqyrjen e policisë bashkiake dhe të policisë së shtetit, topografët kanë përfunduar matjet në vendngjarje që konsiderohen të rëndësishme për projektin që po përpilohet.
Prefekti i qarkut Tiranë Sadi Vorpsi pohon se ndërhyrjet do të kryhen kur të përfundojnë projekti teknik.
“Aktualisht po punohet pas një takimi që patëm dhe me kryetari ne bashkisë dhe drejtorin e emergjencave civile po presim nga momenti në moment të hartohet një projekt rehabilitues. Janë specialistët ata që e orientojnë mënyrën se si do të ndërhyhet. Janë rreth 110 metra që kërkon pilotim. Sa banesa rrezikohen nuk mund ta them, por situata është në kontroll dhe nuk ka vend për panik. Aty është një subjekt ndërtues që ka kërkuar për të marrë një leje ndërtimi, që nuk është zbardhur asnjëherë dhe ka operuar në kundërshtim me ligjin”, tha Sadi Vorpsi.
Ndërsa pritet që të alokohet një fond i posaçëm nga shteti për këtë situatë emergjence, zoti Vorpsi pohon se për të parandaluar ngjarje të ngjashme do të ketë studime edhe në zona të tjera të Tiranës, kryesisht në kodrat pranë Kopshtit Zoologjik që janë shndërruar në zona banimi vitet e fundit.
“Ne po hartojmë një plan dhe një grup pune për të kontrolluar gjithë zonat problematike dhe dihet që sidomos zona kodrinore e Tiranës, siç ndodh në rastin konkret ka probleme. Një plan të ngritur mbi një grup pune, bashkë me institucione shtetërore, duke nisur nga Shërbimi Gjeologjik shqiptar, që është një institucion shumë i rëndësishëm në rastin konkret dhe institutin e ndërtimeve, për të parë se ku janë zonat problematike dhe për të ndërhyrë dhe parandaluar situata të tilla”, tha Vorpsi.
Nga ana tjetër vijon të jetë në kërkim administratori i firmës që kishte kryer gërmimet, shtetasi Bujar Hasa, ish prefekt i Fierit. Prokuroria e Tiranës thotë në rrugë zyrtare se ka sekuestruar dokumentacionin e kësaj kompanie ndërtimi, për të verifikuar se çfarë procedure është ndjekur.
Ndërkohë që ende nuk është kryer ndonjë veprim lidhur me verifikimin e ligjshmërisë dhe kriteret teknike të dhënies së lejeve të ndërtimit nga ish komuna Farkë, nën administrimin e të cilës ka qenë kjo zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Zbardhen emrat e të dyshuarve në skemën e kontrabandës së naftës Shqipëri–Kosovë

07/07/2026
Cfarë thotë Akademik Artan Fuga për vendimin e DASH ndaj Berishës: Berisha po mban qëndrimin e duhur, kërkon …

Akademiku Artan Fuga, thirrja e tij për deputetët: Kuvendi duhet të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij

07/07/2026
Hutoi punonjësin e karburantit dhe ja mbath pa paguar, arrestohet 19 vjeçarja

Kosova godet skemën e kontrabandës së naftës, 9 të arrestuar

07/07/2026
DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Zbardhen emrat e të dyshuarve në skemën e kontrabandës së naftës Shqipëri–Kosovë

07/07/2026
Cfarë thotë Akademik Artan Fuga për vendimin e DASH ndaj Berishës: Berisha po mban qëndrimin e duhur, kërkon …

Akademiku Artan Fuga, thirrja e tij për deputetët: Kuvendi duhet të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij

07/07/2026
Hutoi punonjësin e karburantit dhe ja mbath pa paguar, arrestohet 19 vjeçarja

Kosova godet skemën e kontrabandës së naftës, 9 të arrestuar

07/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.