Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPORTAZH/ Lazarat, 15 për qind e banorëve aplikuan për Lotarinë Amerikane

30/11/2015
REPORTAZH/ Lazarat, 15 për qind e banorëve aplikuan për Lotarinë Amerikane
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Toka e premtuar”, për lazaratasit nuk është më fshati i tyre, por Amerika. Rreth 15 për qind e banorëve kanë plotësuar lotarinë këtë vit, me shpresën se fati do t’i përzgjedhë e ata të largohen njëherë e mirë nga vendi. Fshati famëkeq, tashmë nuk prodhon asgjë për ta, veç skamjes dhe dita-ditës po zvogëlohet për shkak të migrimit drejt zonave urbane.

Mjaft prej banorëve nuk kanë para as të blejnë ushqimet e shportës. Borxhet e shënuara në bllokun e një shitëseje arrijnë në miliona. Shumë të tjerë i janë kthyer epokës së bukës së misrit.

SHPRESA NE AMERIKE

Shpresa për një jetë më të mirë ka humbur fare dhe e ardhmja duket e zymtë në Lazarat. Askush nuk guxon më të mbjellë bimën e ndaluar, e cila u sillte të ardhura deri në luks. Të vetmit banorë, që i kanë varur shpresat tek ardhmja në këtë fshat, kanë përveshur mëngët duke zënë zonat malore, kryesisht në malin Sopot mbi Lazarat, për të korrur bimë medicinale e më pas ta shesin në tregun vendës sipas çmimeve të vendosura. Edhe vilat luksoze janë braktisur. Të zotët e tyre i janë drejtuar Tiranës apo qendrave të tjera urbane. Të tjerë presin me shpresën se fati do të jetë me ta e do t’u bjerë Lotaria Amerikane. Nga të dhënat e fundit, nga Lazarati këtë vit kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane qindra persona. Shifrat janë katastrofike në raport me popullsinë e fshatit, duke përbërë gati 15 për qind të popullsisë zyrtare, të cilët kërkojnë të largohen njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria. “Një dëshirë e tillë për emigrim në këto përmasa, nuk është parë ndonjëherë”, shprehen banorët.

FSHATI NE VARFERI

Bejdo Shkurti, pensionist lazaratas, shprehet se fshati i tij po përjeton periudhën më të vështirë ekonomike e sociale. “Fëmijët tanë na braktisën këtu dhe nuk i kemi më krahë të na bëjnë hyzmet. Krahas kësaj, nuk jetojmë dot normalisht, sepse herë me drita e herë pa drita, herë me ujë e herë pa ujë, herë me bukë e herë pa bukë. Kështu është situata në këtë fshat”, shprehet pensionisti lazaratas. Ndërkaq, në dyqanet ushqimore listat e borxheve për ushqimet e papaguara kanë tejkaluar parashikimet. Tana Basha shprehet se borxhet e klientëve të saj për ushqimet e blera në dyqan i kalojnë 8 milionë lekëve të vjetër. “Varfëria e madhe në fshat na detyron që diku të falim dhe të ‘harrojmë’ sepse jemi tanët dhe ua dimë hallet njerëzve”, shprehet Tana.

Çmimi i lirë i miellit të misrit ka gjetur vend në tryezat e lazaratasve. Ata po i rikthehen edhe shëllirës, ushqim ky që gjerësisht përdorej nga ta në kohën e diktaturës, si një fshat i goditur asokohe nga sistemi. Nëse deri dje hallet e tyre qaheshin te kryetari i komunës, sot nuk kanë se ku të diskutojnë apo të zgjidhin një problem, qoftë edhe të zakonshëm. Banorët thonë se kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, nuk u ka shkuar për vizitë as për të parë nga afër hallet e tyre, pasi ata nuk ia dhanë votën asaj 21 qershorin e kaluar në zgjedhjet vendore, duke i dhënë vetëm 50 vota nga 2100 votues. /Panorama/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.