Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Goditet rrjeti i shqiptarëve që trafikonin me gomone njerëz nga Franca në Angli

29/11/2015
Goditet rrjeti i shqiptarëve që trafikonin me gomone njerëz nga Franca në Angli
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grup trafikantësh nga Shqipëria trafikonin njerëz me gomone nga brigjet e Francës drejt atyre të Anglisë, ata janë arrestuar nga policia franceze.

E përditshmja britanike “Daily Mail”, ka mundur të sigurojë fotot e një gomoneje, e cila kishte sjellë emigrantë në zonën e Kentit, në jug të Anglisë. I rekrutuari për të ndërmarrë këtë operacion trafikimi është francezi David Turpin, i fotografur mbi gomone menjëherë sapo ka mbërritur në brigjet angleze.
Sipas “Daily Mail”, peshkatari francez Turpin besohet se sapo kishte sjellë një grup emigrantësh nga zona e Calais (Kale) në Francë, të cilët kishin paguar 10 mijë stërlina secili. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai tha se kishte ngatërruar rrugën gjatë natës në det dhe se gomonja i ishte prishur në zonën e Kentit.

gggg

Policia njofton se ai nuk dha sqarime për gjetjen e 16 jelekëve të shpëtimit, në gomonen që kushton 40 mijë stërlina. Po ashtu, francezi nuk dha shpjegime edhe për hartën elektronike të vijës së peshkimit, që ai kishte ndjekur. Banorët e zonës së Kentit e gjetën peshkatarin të vetmuar, mbi gomone në breg të detit, moment që edhe e fotografuan atë. Ai u tha atyre se, ishte i gatshëm t’u paguante menjëherë 2.800 stërlina për ta fshehur gomonen, në mënyrë që ta merrte një ditë më pas. Turpin u arrestua në zonën Dunkirk në Francë, së bashku me 5 perona të tjerë, të përfshirë në një rrjet trafikimi njerëzish të drejtuar nga shqiptarë.

2ed37cb400000578-0-image-a-2_1448658200953

Secili nga pjesëtarët e grupit të trafikantëve rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg. David Turpin akuzohet se ka vënë në shërbim të trafikut gomonen e peshkimit. Policia franceze mendon se ai paguhej me 1.000 stërlina, për çdo person që çonte në Angli, ndërsa në momentin e arrestimit, kreut të këtij grupi trafikantësh iu gjetën të fshehura 90 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.